Vrasjet, ish-drejtuesi i Policisë: Shkova në Shkodër dhe shkarkova 14 oficerë, por PD i riktheu

Vrasjet, ish-drejtuesi i Policisë: Shkova në Shkodër dhe shkarkova 14 oficerë, por PD i riktheu

Ish-drejtuesi i Policisë Mit’hat Havari u shpreh sonte në emisionin ‘Repolitix’ se ngjarjet e sotme në Shkodër e kanë të vjetër zanafillën. Ai u shpreh se në vitin 1995 kishte shkarkuar nga detyra 14 oficerë të policisë së Shkodrës, por u rikthyen nga PD kur ishte në pushtet.

Ka një histori ky nivel kriminaliteti. Unë Shkodër për herë të parë shkova në 1995, shkova për të liruar 14 oficerë të policisë së Shkodrës. Të 14 oficerë policë ishin të djathtë të emëruar pas 1992, kishin filluar rebelim kundër drejtorit për të marrë pushtetin, krijuan një situatë shumë shqetësuese. Ka qenë në dijeni vetë Presidenti dhe kryeministri asokohe, i largova, bëmë sherr dhe ika. Gjendja aty ishte e rëndë.

Në 1996 këta rebeluesit, banditët i rikthyen në punë. Në 1998 kur u emërova drejtor në Shkodër i gjeta brenda në drejtori, një nga ata një Gjergj Deda ma sollën në Berat dhe u kthye përsëri. Ishte një terror sa u prezantova, pasi ata e dinin nga vija. Sa u futa në zyrë me Neritan Cekën, erdhën një grup banditësh me një Pjeter Pjetrushi, para nesh kishin përcjellë disa drejtorë policie me kallashnikov. E gjithë kjo për të sunduar, injorancë e madhe. Edhe sot është e njëjta gjë, por ka një ndryshim. Nëse atë kohë ata kishin një prapavijë që merrnin urdhër. Nëse kjo histori do të ndodhte në një vend demokratik këta do të ishin të gjithë në burgje. Që kur kam qenë unë në Shkodër 80% e policisë nuk punonte. PD nuk goditi të keqen, këto që ndodhin sot janë të trashëguara.

Mit’hat Havari


Lajmi kryesor:

Vrasja e biznesmenit Ferracaku, Hoxha në Repolitix: Autorët u ngatërruan, ja kush ishte objektivi (FOTO+EMRI)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia