Kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër?
Gazetari i ‘Report Tv’, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Repolitix, ka zbuluar detaje të reja mbi vrasjen e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.
Gazetari i ‘Report Tv’, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Repolitix, ka zbuluar detaje të reja mbi vrasjen e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.
Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i asaj vrasjeje ishte Asmer Bilali, i cili ishte shok i ngushtë i viktimës. Të dy personat ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.
Po kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër?
Arjan Ferracaku ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin.
Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, aq shumë saqë i është thyer krahu. Viktima është goditur nga dy, ndërsa në vendngjarje kanë qenë tre persona. Asmer Bilali, është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai personi që kanë vrarë prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje.Dy nga tre autorët janë të gjatë, dhe të gjithë ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi ka pasur raste që është dekonspiruar shumë herë hetimi. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët sepse siç e thashë ishin pa maska. Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Artan Hoxha, gazetar
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.
Përveç gazetarit investigativ Hoxha, të ftuar të tjerë në studio janë edhe Ferdinand Dervishi, gazetar; Mit’hat Havari, ish-drejtues policie dhe Asllan Dogjani, ish-drejtues policie.
Lajmi kryesor:
Vrasja e biznesmenit Ferracaku, Hoxha në Repolitix: Autorët u ngatërruan, ja kush ishte objektivi (FOTO+EMRI)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4042
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor, 21:29
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor, 21:32
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Berisha mbetet non grata, Nesturi në 'Repolitix': Goditje e fortë nga Britania, mbështetje edhe për SPAK! Çaça: U regjistrua si kryetar i PD, mori fund teatri
11 Dhjetor, 21:18
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor, 11:51
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor, 21:42
-
'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet
4 Dhjetor, 20:16