‘Kush s’rrin në shpi nuk o shqiptar o hej! Sensibilizimi i veçant i Tifozave Kuq e Zi për COVID-19

‘Kush s’rrin në shpi nuk o shqiptar o hej! Sensibilizimi i veçant i Tifozave Kuq e Zi për COVID-19

 Koronavirusi ka ndryshuar rrënjesisht jetën e cdo njeriu në Shqipër! Nuk ka më puthje e përqafime kur takohemi, kafenetë janë bosh...por askush nuk do e kishte menduar që thirrja që kemi dëgjuar për vite e vite me radhë në shkallët e cdo stadiumi nga Tifozat Kuqezi do tjetërsohej. Ato kane zgjedhur në mënyrën më origjinale, karakteristike të tyren që të bëjnë apelin qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Sot nga "kush s'kercen nuk është shqipatar o hej" është ndryshuar në "kush nuk rri ne shpi, nuk është shqiptar o hej", me mesazhin se njerezit duhet të respektojnë rregullat për te parandaluar perhapjen e koronavirusit, për të mirën tonë, për të mirën e Shqipërisë

Të dashur tifoza,
Tifozat Kuq e Zi do të nisin publikimin e disa prej thirrjeve tona në stadium, duke i modifikuar ato me situatën aktuale me virusin COVID19.
Le të shërbejnë këto thirrje edhe si sensibilizim shtesë i të gjithë neve duke qëndruar në shtëpitë tona, dhe respektuar thirrjet e autoriteteve.
Bonu shqiptar i mirë #rrinshpi

Postimi i plotë i grupimit Tifozat Kuq e Zi

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë