'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit

'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit

Ilir Proda

TIRANE - Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, e cilësoi situatën rrugore në Shqipëri më të mirë se vitet e kaluar, por sërish sipas tij, jo në nivelin që duhet të ishte.

Gjatë analizës së policisë rrugore për vitin e kaluar, Proda u kërkoi efektivëve që të mos përqendrohen në sasinë e gjobave, por të ndëshkojnë ata që përfshihen në ngjarje të rrezikshme rrugore.

 

“Shërbimi i Policisë Rrugore duhet të jetë model, në performancë, në komunikim, në profesionalizëm dhe në ndjenjën humane për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në nevojë. Nuk dua sasi masash administrative dhe cilido nga ju që do t’i masë treguesit e punës me sasinë e masave administrative, automatikisht do ta lëviz nga detyra. Dua cilësi në punë dhe të ndëshkoni ata që vërtet janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, ata që xhirojnë gomat dhe shkaktojnë ndotje akustike duke u kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata drejtues automjetesh që parkojnë mbi trotuare, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe të nënave me karroca me fëmijë, si dhe ata që parkojnë në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve.

 Ai ka kërkuar nga strukturat e Policisë Rrugore, reagim të menjëhershëm, angazhim dhe përkushtim më të madh, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të ndërhyrë në ato akse ku ka më shumë ngarkesë.

Në fokus të shërbimeve të Policisë Rrugore të jetë evidentimi dhe ndëshkimi i atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrijnë deri në tri herë mbi normën e lejuar, atyre që kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të atyre që drejtojnë automjetet, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. 

Këto janë detyra prioritare për të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore dhe për ju shefat e sektorëve dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore. E gjithë Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të jetë në detyrë, në krye të shërbimeve dhe jo të komandoni nga zyrat.

Proda tha se pret më shumë përmirësim të parametrave të sigurisë rrugore, shërbim sa më cilësor, që ta ndiejnë ndryshimin përdoruesit e rrugës dhe kjo nënkupton etikë në komunikim,"ndjekje me përparësi të procedurave të aksidenteve, monitorim më të mirë të qarkullimit dhe sidomos të akseve rrugore që janë pranë shkollave."

Ndër porositë që u la efektivëve të rrugores janë dhe

Përfshijini nxënësit në fushata ndërgjegjësimi për përdoruesit e rrugës, pasi janë konstatuar shkelje të shumta dhe nga këmbësorët apo nga ata që qarkullojnë me biçikleta, monopatina e  motomjete, kryesisht gjatë natës, pa pasur shenja dalluese (fosforeshente).

Të jeni më aktivë, më prezentë në media, e cila për hir të së vërtetës është treguar përherë e gatshme të mbështesë iniciativat e Policisë së Shtetit në të mirë të komunitetit, si dhe të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë. Kush nuk do t’i përmbushë këto prioritete, do ta largoj pa hezitim nga strukturat e Policisë Rrugore.”

Analiza vjetore ka vijuar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe nga Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Altin Qato, të cilët kanë analizuar me detaje të gjithë dinamikën dhe problematikat e ndodhura përgjatë vitit 2024 dhe për masat që duhen marrë për përmbushjen e detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për përmirësimin e sigurisë rrugore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik Zajmi: 28/01/2025 07:09

    Me hallexhi bejne si Luan me rrugaça rin si hajvan...

    Përgjigju
  • ILIR: 27/01/2025 20:50

    Ky eshte rast qe duhet hetuar! Te leshosh nje urdher te tille eshte prej analfabeti, se ligjin knuk e njeh.Eshte detyrim ligjor kur konstatohet shkelje te vendosi "gjobe". Si do e kuptoj polici kur duhet dhe nuk duhet?? Hajde drejtor hajde, edhe me krimin keshtu veproni, kur eshte shqetesues veproni, kur eshte vjedhje e vogel ose veper e vogel penale, JO! Kete nuk e kisha degjuar!

    Përgjigju
  • AltinTop: 27/01/2025 17:52

    Mjer kush ju voton.

    Përgjigju
  • Erdhen zgjedhjet... tik tak tik tak: 27/01/2025 15:59

    Erdhen zgjedhjet... tik tak tik tak

    Përgjigju
  • Altin: 27/01/2025 15:34

    Sa te lexueshem jan ber tipik para zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • Niku: 27/01/2025 15:24

    Na keni nxi jeten me gjobat ,jeni ber si bashkia dhe policia rrugore gjobvenesa per te mbush xhepat

    Përgjigju
  • liku: 27/01/2025 14:28

    Po me po. ti i ke nga motorri duke te bere foto per gjoba. Keshillim ska fare

    Përgjigju
  • Bravo: 27/01/2025 14:19

    Deri me 12 Maj mbajeni dorën, pastaj...

    Përgjigju
  • Ar Tase: 27/01/2025 14:14

    Duket qart qe jan muhabete para zgjedhjeve, Se policia praktikisht esht vetem per gjoba sben gje tjeter

    Përgjigju
    • Filantropi 27 janar 2025: 27/01/2025 18:14

      Policë rrugorë pa nivel të pa shkolluar, të ardhur nga fshatrat në qytet, per të dënuar, ju kerkojnë hesap në komisarjat sa gjoba kanë vënë, në rast të kundert kur planin se kanë realizuar,përsëri në punë edhe turnin tjetër sa më shumë gjoba ndaj qytetarve fare pa i këshilluar

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq