Kush votoi pro dhe kundër heqjes
së burgut përjetë për Lul Berishën

Kush votoi pro dhe kundër heqjes<br />së burgut përjetë për Lul Berishën
Vendimi për të shpëtuar Lulzim Berishën nga burgimi i përjetshëm është marrë me rezultatin 3 me 2 nga 5 gjyqtarë që përbehet kolegji penal, pasi dy prej anëtarëve kanë votuar kundër.
 
ReportTv i rikthehet vendimit të dy viteve më parë ku rezulton se jot ë gjithë gjyqtarët kanë qenë pro heqies së burgut përjetë por vota e Shkëlzen Selimit, Artan Zenelit dhe Ardian Celikut ka bërë të mundur që burgu përjetë të konvertohet me 25 vite.
 
Por cilët janë anëtarët që me 3 vota pro bënë të mundur që burgu përjetë të konvertohej në 25 vite me të drejtë përfitimi falje e ulje dënimi dhe kërkim për lirim të parakohshëm.
 
Në cilësinë e anëtarit të trupës gjyqësore Shkëlzen Selimi rezulton se karrierën e tij e ka nisur në 1996 për të përfunduar 15 vite më pas gjatë qeverisjes së partisë demokratike në kupolën e drejtësisë si gjykatës i lartë.
 
Ndër vendimet e Selimit si gjyqtar në karrierën e tij janë dhe tre dosja të konsideruara ende të pa hetuara e zbardhura plotësisht për drejtësinë shqiptare paçka se ka vendime të formës së prerë, bëhet fjalë për vrasjet e 21 Janarit, Gërdecin me shumë viktima të pafajshme dhe vjedhjen e shekullit në Bankën e Shqipërisë ku nën akuzë ishte Ardian Fullani.
 
Gjatë të njëjtës qeverisje në kupolën më të lartë të drejtësisë ka mundur të zërë vend dhe Andi Çeliku i cili në cilësinë e anëtarit në kolegjin penal ka votuar pro prishjes së dënimit me burg përjetë për Lulzim Berishën.
 
Përkrahjen e Partisë demokratike për tu katapultuar nga kreu i gjykatës së Tiranës në gjykatën e lartë e ka pasur në vitin 2012 dhe anëtari Artan Zeneli që me votën e tij ka bërë që heqja e burgut përjetë ndaj Lulzim Berishës të fitoj me një votë diferencë duke dalë përfundimisht 3 me 2.
 
Ata që kanë votuar kundër duke argumentuar se duhet të mbetej në fuqi vendimi i gjykatave të faktit ai me burg përjetë janë gjyqtarët Ardian Dvorani i cili mban ende postin e gjyqtarit të lartë dhe Admir Thanza.
 
Sipas Dvoranit e Thanzës krimet e kryera nga Berisha dhe anëtarët e tij të grupit kriminal ishin krime për hakmarrje dhe të kryera me paramendim e bashkëpunim e për këtë fakt dënimi me burg përjetë s’duhet të diskutohej fare.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin