Vëllai i këngëtarit të njohur Getoar Selimit, Libertiani është prej kohësh në një lidhje me një bukuroshe që quhet Rida.
Ai ende nuk e ka deklaruar publikisht lidhjen e tyre, por shumë postime në rrjete sociale kanë lënë të nënkuptohet se ata janë bashkë.
Kur mamaja e Getoar Selimit kishte ditëlindjen, ajo e ka surprizuar me një tortë, mbi të cilën shkruhej: “Urime, të paqim gjithmonë, Rida dhe Libi”, ku të dy e kanë postuar në profilin e tyre.
Gjithashtu së fundmi edhe Rida bashkë me Libertianin kanë postuar të njëjtën foto në Instastory.
Rida Gerdovci është moderatore në një emision kosovar që quhet “Koha Vizion“.