Kushërinjtë Vladi në letra në kërkim, por në realitet ruhen nga ish-policë të FNSH e RENEA

Kushërinjtë Vladi në letra në kërkim, por në realitet ruhen nga ish-policë të FNSH e RENEA

Megjithëse në letrat e prokurorisë dhe policisë janë në kërkim, kushërinjtë Ervis dhe Alfred Vladi rezultojnë të lirë, duke lëvizur lirshëm në rrugët e Tiranës. Veç disa personave që janë arrestuar në ditët e para kur dhe u sekuestruan 3.4 milion euro, mandej asnjë person nuk është ndaluar për këtë çështje.

 Burime pranë Prokurorisë thonë se kushërinjtë Vladi që konsiderohen si njerëzit kryesorë të kësaj çështje dhe personat që mendohet se janë pronarë të 3.4 milion eurove lëvizin lirshëm dhe pa u shqetësuar nga askush në rrugët e Tiranës, zonës së Laprakës, madje dalin dhe jashtë shtetit.

Sipas Prokurorisë dy kushërinjtë Vladi herë pas here lëvizin me njerëz me mbështetje policore, pasi mbajnë rreth vetes efektivë apo ish-efektiva të repartit special FNSH apo të repartit RENEA në Tiranë. Kjo tregon se Vladët nuk mund të arrestohen asnjëherë nga policia dhe urdhrat e prokurorisë për ndalimin e tyre nuk zbatohen prej disa muajsh. Gjithmonë sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda Vladët janë kushërinjtë që kanë ideuar dhe organizuar transferimin me një makinë tip “Toyota Yaris” i 3.4 milion eurove nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë.

Këto para më pas do investoheshin në biznese të ndryshme, duke i legalizuar dhe futur në sistemin bankar në Shqipëri. Por prej disa muajsh sasia e parave prej 3.4 milion euro është ngrirë në një llogari bankare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Për këtë çështje tashmë po hetojnë autoritet Belge dhe ato shqiptare. Sasia e parave që ka mbërritur në Shqipëri dyshohet se ka mbërritur nga Anglia, më pas në Belgjikë dhe mandej në Gjermani dhe kamioni me automjete dhe sasinë e parave prej 3.4 milion euro ka mbërritur në Durrës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë