Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë vendin, gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.