Kapiteneria e Portit të Vlorës për shkak të motit të keq ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla jashtë gjirit të Vlorës deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Përmes një njoftimi, Kapiteneria bën me dije se nga ana tjetër tragetet do të vijojnë të operojnë normalisht.

Njoftimi i plotë:

​Njoftim mbi kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datës 08.05.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë datës 08.05.2026, ku duke filluar nga ora 08:00 e datës 08.05.2026 pritet erë në drejtimin JUG-JUGLINDJE me forcë deri 6–7 Bft, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.50 metra, ju njoftojmë si më poshtë :

1. ​Është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës (në det të hapur), duke filluar nga ora 08:00 e datës 08.05.2026, deri në orën 22:00 të datës 08.05.2026.

2. ​Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

3. ​Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të datës 08.05.2026.