Kushte skandaloze, AKU bllokon dy restorante në Përmet dhe Tiranë, gjobitet një tjetër (FOTO)

Kushte skandaloze, AKU bllokon dy restorante në Përmet dhe Tiranë, gjobitet një tjetër (FOTO)

Foto brenda ambienteve të një prej restoranteve të bllokuara

Në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore AKU ka bllokuar dy restorante dhe ka gjobitur një tjetër. Kushtet ku ata gatuanin dhe shërbenin për klientët janë jashtë çdo standardi dhe tejet skandaloze siç mund të shihni edhe në foto.

Konkretisht, gjatë kontrollit në aktivitin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Willson i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Permetari: 07/09/2018 11:53

    Po te gatuaje dhe funderinat qe nuk dine te mbajne shtepine keshtu eshte ,hapin lokale ne emer te tradites .Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit