Kushtet e kafshëve në ‘Safari Park’, kreu i AKZM për Report TV: Javën e ardhshme nis transferimi

Kafshët e “Safari Park” do të transferohen javën e ardhshme. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej në një intervistë të dhënë për Report TV u shpreh se “Safari Park” ka qenë i monitoruar prej kohësh, por ka pasur vështirësi për ti zhvendosur kafshët që aty.

Ka pasur një gjendje stresi, mosushqyerje të të gjitha kafshëve.

Zamir Dedej-Kreu i AKZM

Në korrik të vitit 2018 AKZM, së bashku me një grup veterinerësh nga fondacioni “4 putrat” kontrolluan “Safari Park”, prej të cilave dolën me një raport, duke e cilësuar gjendjen në të cilën ndodheshin kafshët, si skandaloze. Që prej atëherë kreu i AKZM thotë se kanë filluar përpjekjet për sistemimin e kafshëve.

Nga korriku që u evidentua ky problem, ne kemi kërkuar me fondacionin “4 putrat” që të fillojë evadimi dhe jemi në fazën që në kopshtin zoologjik kanë filluar punimet për pritjen e tyre.

Zamir Dedej-Kreu i AKZM

Kafshët e “Safari Park” do të fillojnë transferimin javën e ardhshme, ndërsa më vonë drejtori i AKZM u shpreh se do të transportohen për në Europë.

Ne kemi gjetur edhe pritësit përfundimtar, por duhen disa letra. Janë tre luanë më të vështirët për t’u zhvendosur, por ne kemi gjetur sistemim në Europë.

Zamir Dedej-Kreu i AKZM

I pyetur nga Report Tv për kopshte të ngjashme me “Safari Park”, kreu i AKZM tha se: “Është evidentuar dhe një në Shkodër, Restoranti “Shqiponja”. Ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me të dhe kemi filluar të kemi përgjigje pozitive nga pronari për largimin e kafshëve dhe po mendojmë sistemimin e tyre. Dedej tha se janë në tentative për të ngritur një qendër në malin e Dajtit, e cila do të sistemojë rreth 12 mijë arinj dhe kafshë të tjera. aktualisht është gjetur territori dhe po bëhet edhe studimi i fizibilitetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/10/2018 08:23

    Shoqëri qelbësirë. Ne vende te zhvilluar keto krijesa mbahen ne ne rezervatë natyrorë te rrethuar sigurisht por me hapsira të mëdha duke mos u kushtezuar lirinë vetem brenda nje kafazi 1m katror. Yyyyyyyyyt funderrina njerez!

    Përgjigju
  • Xxx: 18/10/2018 20:13

    Me qe do transferoni kafshet e kopeshtit zoologjik,mos e lini bosh kopeshtin zevendesoheni me qente e rrugeve.

    Përgjigju
  • Vloreee: 18/10/2018 18:44

    Ja fut kote ky .... ktu su rruet per njerzit ..... hahaha ligji kafshes

    Përgjigju
  • Diku: 18/10/2018 18:19

    Po ku ishit deri tani apo pritet anglezet tua nxjerrin gjumin.sa te eshte bere koka ty nga lodhja qe ke pas. Ti duhet futur aty ne kafaz per te zevendesuar luanin.

    Përgjigju
  • Gezim: 18/10/2018 18:18

    Te Safari park,ka pasur 7,8 luane dhe luanesha.ne kohen qe e kam vizituar une ato nuk duket se vuanin per te ngrene,ishin mire dhe te bukur.dukeshin dhe nga rruga,ku dilnin ne tarracen e thurur kafaz gjigand.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave