'Masakra' e gjahtarëve, drejtori i Zonave të Mbrojtura në Report Tv: Njoftuam policinë për verifikime!

TIRANE-Gjatë ditëve që vendi ndodhet në karantinë totale, në rrjetet kanë qarkulluar disa foto të disa gjahtarëve që e kanë thyer moratoriumin duke kryer gjueti të paligjshme. Zamir Dedej, drejtori i përgjithshëm Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve të orës 16:00 në Report Tv me gazetaren Migena Sotiri deklaroi se dyshon mbi vërtetësinë e fotove, që mund të jenë bërë ditët e fundit, por shtoi se pas denoncimit të rastit në media është njoftuar policia për të nisur hetimet. Pra kreu i AZM, tha se nuk beson që fotot janë bërë ditët e fundit duke e qetësuar kjo gjë, por çuditërisht nuk e shqetësoi fakti se këto foto që tregojnë 'masakrën' mund të jenë bërë pas vitit 2016 kur hyri në fuqi moratoriumi.

'Unë kam qenë i informuar për disa foto që kanë qarkulluar të disa njerëzve që pretendojnë se kanë kryer gjueti në këtë periudhë, kam dyshimet e mia për vërtetësinë e tyre duke nisur edhe nga vështirësia për të lëvizur në rrugët e vendit, kryesore. Megjithatë ne kemi vendosur në lëvizje të gjithë sistemin tonë për të identifikuar personat, pasi kanë dalë me fytyrë dhe targat e makinave dhe kemi bërë njoftimet pranë policisë për të marrë masat dhe për të shikuar nëse fotot janë të vërteta dhe këta kanë kryer aktivitet. Ka një rrezikshmëri të madhe të ndodhë në këto momente, pasi të gjithë jemi në një presion duke ndjekur brenda dhe tentojmë të bëhemi interesantë nëpër rrjetet sociale" tha ai.

Karantina e njerëzve, tha Dedej ka ndikuar pozitivisht në një rritje të prezencës së faunës së egër në këtë periudhë. 'Do të thosha që si drejtoj i një njësie që mbulon një pjesë të territorit. Kemi pasur një dakorësi nga gjahtarët që këto zona të mbeten jashtë aktivitetit të gjuetisë. Kemi vënë re, që speciet e faunës së egër, kanë pasur një jetë më të qetë dhe kanë bërë ato shoë e tyre duke qenë prezent edhe në kamerat kurth dhe monitorimin që po kryejmë. Na rezulton se ka një rritje të prezencës së faunës së egër"

Izolimi ka bërë të pasurohet më shumë? "Absolutisht, para një jave patëm një filmim të rrëqebullit në Polis, ishte për herë të parë në vendin tonë, kanë filluar edhe shumimin. Kemi edhe kafshë të egra, te habitati i njeriut. Në censusin që bëmë në janar të këtij viti numëruam 150 mijë, ka rritje të shpendëve në vendin tonë. Edhe lejlekët janë kthyer. Situata është tepër pozitive. Aty u ka qenë habitati i botës së egër, njerëzit morën një pjesë të habitatit, sot kemi një rikthim në habitatin normal". Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë është deri në 2021, por cfarë do të ndodhë më tej? "Këtë vendim e merr qeveria, ka një presion në rritje nga federata e gjuetarëve. Kjo periudhë ka pasur një efekt tepër pozitiv  në territorin tonë" përfundoi ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ambjentalist: 20/04/2020 17:06

    Z. Dedej. Meqe tani ka rritje te numrit dhe llojeve te shpendeve te faunes se eger, kjo do te thote qe plani i menaxhimit te zonave te mbrojtura qe ju po zbatoni, NUK eshte efikas. Pra, duhet te gjeni menyre tjeter menaxhimi dhe mbrojtje qe shpendet e eger te shtohen ne zonat e mbrojtura. Sa per dyshimet qe shpreh ne vertetesine e fotove, duke fyer edhe median qe i ka publikuar, po ju themi qe edhe ne kemi shume dyshime mbi te dhenat qe jep institucioni juaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen