Kushtet e urbanëve, Veliaj: Nisim
inspektimet nga java e ardhshme

Kushtet e urbanëve, Veliaj: Nisim<br />inspektimet nga java e ardhshme
TIRANË- Nga java tjetër do të dalin në terren inspektorët  e Bashkisë që do të shikojnë kushtet që ofrojnë linjat e transportit publik për qytetarët e Tiranës. 

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve që të denoncojnë  të gjitha rastet e abuzimit duke telefonuar në numrin e Bashkisë.
 
“Do të bëjmë inspektime në të gjithë linjat, gjatë gjithë javës që vjen. I ftoj të gjithë qytetarët të na ndihmojnë. Është shumë e rëndësishme të telefonojnë në Bashki në 0800-0888 për të identifikuar të gjithë ato problematika apo individë që nuk shërbejnë me cilësi”, tha Veliaj.
 
Veliaj ishte i pranishëm në zonën e Kasharit ku u mbollën 500 pemë në kuadër të projektit të Pyllin Orbital. Teksa prezantoi projektin e ri në liqenin e Ksharit, Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pemëve dhe të mos ndotin liqenin. Sipas tij ka vetëm dy mënyra për të pastruar ajrin e qytetit.
 
 “Me situatën ku gjendet sot Tirana, me një milionë banorë, 200 mijë makina, me kaq shumë urbanizim, kemi vetëm dy mënyra se si të ecim përpara për pastrimin e ajrit në Tiranë: së pari, duke e mbushur me gjelbërim, që është ajo se çfarë po bëjmë sot, së dyti duke inkurajuar më shumë ata që ecin, hapësirat pedonale, ata që përdorin biçikletat dhe transportin publik”, tha ai.
 
Qytetari numër një i Tiranës ka njoftuar gjithashtu se linjave të autobusëve do t’u shtohet një linjë e re Kashar-Tiranë e cila do të vihet në funksion prej pak ditësh. Ajo do t’u vijë në ndihmë banorëve të Kasharit.
 
“Lajmi i dytë i mirë për Kasharin, përveç 500 pemëve të reja dhe mijëra të tjera që do të pasojnë, është linja e re e autobusit Kashar-Tiranë, totalisht moderne”, u shpreh Veliaj. 

[gallery]20915[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes