Kushtet për të marrë pension 
social, penalizim kush s'paraqitet

Kushtet për të marrë pension <br />social, penalizim kush s'paraqitet
TIRANE- Pas vendimit për mënyrën se si do të llogaritet pensioni social, të moshuarit që mund të aplikojnë për përfituar 6 750 lekë duhet të plotësojnë disa kushte. Kushti i parë është që personat të cilët kanë mbushur 70 vjeç, nuk duhet të kenë të ardhura më shumë se pensioni social.

“Duke filluar nga data 1.1.2015, masa e pensionit  të plotë social është 6 750 lekë në muaj. Pensioni social i përcaktuar të indeksohet çdo vit, për të kompensuar pasojat e ndryshimit të indeksit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeveShtetasi që plotëson kriteret për trajtimin financiar me pension social, paraqet kërkesën për përfitim dhe dokumentacionin  e parashikuar, pranë agjencisë lokale të sigurimeve shoqërore, ku ka vendbanimin.

Agjencia lokale e sigurimeve shoqërore shqyrton dokumentacionin e deklaruar, kërkon nga institucionet përgjegjëse konfirmimin e të dhënave dhe pas konfirmimit, dërgon dosjen me dokumentacionin përkatës në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore. Të ardhurat individuale të kërkuesit përllogariten në raport me pjesëtarët. Në rastet kur kërkuesi ka të ardhura individuale nga burime të tjera më të larta se masa e pensionit social e përcaktuar për vitin përkatës, pensioni social nuk caktohet.

Përfiton të drejtën për të kërkuar trajtimin financiar me pension social shtetasi shqiptar i cili ka plotësuar moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për pension dhe nuk ka të ardhura ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social”, - thuhet në vendimin e qeevrisë për të marrë 6750 lekë. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore numëri i personave që pritet të përfitojnë gjatë 2015-s, është rreth 5000, ndërkohë që deri tani numëri i aplikimeve është rreth 1000.

Pagesa dhe ndërprerja
Sipas vendimit, pensioni social duhet të tërhiqet nga përfituesi çdo muaj, në të kundërt ndëpritet. Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se përfituesi nuk e tërheq atë nga qendrat e përcaktuara të pagesës, brenda fundit të muajit të kredituar për pagesë. Në këto raste, parashkruhet vetëm pagesa për muajin e patërhequr. Pensioni social mbyllet kur konstatohet se, për përfitimin e tij, janë kryer veprime spekulative të dhurimit apo të pakësimit të kapitalit që ishte burim i të ardhurave.

Kësti mujor i pensionit social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi kurohet në spital ose është i sëmurë nga sëmundje që nuk mundësojnë lëvizjen apo nuk është i aftë nga ana mendore, të vërtetuara këto me raport mjekësor. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Shërbimi Social Shtetëror bashkëpunojnë për vlerësimin e gjendjes ekonomike të përfituesit të pensionit social.

Drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror janë të detyruara që, përveç verifikimeve të veçanta gjatë vitit, brenda muajit janar të viti përkatës të verifikojnë të ardhurat e përfituesit”, - përcakton vendimi për personat që do t’u lidhet pension social. Për të marrë këtë lloj përfitimi duhet që të moshuarit të kenë më pak se 15 vite kontribute.
 
 
Dokumentat për të përfituar pensionin social
 
- Fotokopjen e kartës së identitetit
- Certifikatën familjare
- Deklaratën për gjendjen e tij social-ekonomike
- Vërtetimin nga zyra e gjendjes civile, që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha kur paraqet kërkesën për pension
- Vërtetimin e drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore, që nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni

- Vërtetimin nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike sipas kuptimit të saj, përcaktuar në pikën 20, të nenit 4, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”
- Certifikatë pronësie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

- Vërtetim nga  zyrat rajonale të SHSSH-së (nëse personi merr ndihmë ekonomike në përbërje të familjes së tij që përfiton ndihmë ekonomike)
- Aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, apo certifikatën e pronësisë mbi tokën
- Deklaratë nëse është ose jo aksionar apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike ose pasuri të patundshme, të dhëna për qëllime të nxjerrjes së të ardhurave.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve