Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk u surpriza nga vendimi i “Gjykatës së Lanës”, pasi edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, Kushtetuesja, e la në burg. Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kushtetuesja e zvarriti qëllimisht çështjen për 6 muaj që të vononte dërgimin e çështjes në Strasburg.
“Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë. Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.
Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Meta mbetet në burg, Kushtetuesja: Masë proporcionale dhe e ligjshme! Nuk shqyrton mënyrën e arrestimit: Po hetohet nga Prokuroria e Tiranës










