Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, e cila e la në detyrë disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij.
Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh për kryebashkiakun, ku i thotë se ai duhet që të jetë në krye të bashkisë.
“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi ves, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt.
Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor, ndërsa theksoi se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.
Komente













Ke të drejtë Olta se i duhen lekët Ariolës për të blerë rroba të brëndëshme nga 8000 € ,ku ndërkohë ka njëerëz që skanë bukë të hanë.
PërgjigjuKe te drejt Olta !!!!
PërgjigjuTIRANA ISHTECE QELBUR EDHE KUR ISHTE VELIAJ...SEPSE PASTRUESIT FSHIJNE ME FSHESA.....DHE NUK KA NJE LULISHTE. SEPSE ATO QE ISHIN I BERI PALLATE ERIONI ME RAMEN......JE E VOGEL TI NUK I .MBAN MEND SA LULISHTE E FUSHA SPORTI KA PATUR TIRANA......
PërgjigjuPërveçse e vogël,nuk ka jetuar në Tiranë.Vetëm parku i liqenit(pa fushat poshtë digës) ishte 256 ha në vitin 2000,tani nuk është as 150 ha.Kësaj Oltës nuk i bën përshtypje as sjpenzimet gjigantë të një çifti që nuk ka punuar kurrë.U lodhëm,Iliri,Monika,Erioni,Ajola...
Pastruesit me fshesa në orare qe lëvizin këmbësorët dhe makinat e plehrave në pikun e trafikut që të shikojnë të gjithe se "punohet" . Kjo qe e kërkon sdo jetë nga Tirana po e ardhur