Mblidhet Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, shqyrtohen disa çështje të rendit të ditës, mes tyre edhe mandati i Xhaçkës pas kthimit nga Kushtetuesja

TIRANË-Është mbledhur në Kuvend, Këshilli i Legjislacionit. Në pjesën e parë të mbledhjes u diskutuan disa vendime të Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në legjislacion.  Ndërkohë që pjesa e dytë e mbledhje ka të bëjë me diskutimin e mandatit të deputetes Xhaçka pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin për t’u shqyrtuar në Kuvend. 

Pas diskutimeve dhe debateve është vendosur që mbledhja e radhës së Këshillit të legjislacionit të zhvillohet më 29 mars. 

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është rikthyer sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

 

Rendi i mbledhjes

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar