Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sërish presidentin Bujar Nishanin. 4 gjyqtarë të Kushtetueses, Besnik Imeraj, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe  Sokol Berberi, votuan për mosshqyrtimin e kërkesës së kreut të shtetit në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit mbi shkarkimin e Zana Xhuka nga posti i Inspektores së Përgjithshme të ILDKP dhe votimin në këtë detyrë të Shkëlqim Ganajn. Gjyqtari i 5 e ka konsideruar mungesë të juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese trajtimin e një çështjeje të tillë.

Në këtë kuadër, duke qenë se 5 nga 9 anëtarët e trupit gjykues janë shprehur kundër trajtimit të ankimimit të depozituar nga Kreu i Shtetit, kërkesa e tij është refuzuar. Kushtetuesja ka rrëzuar dhe dy herë të tjera kërkesën e Nishanit mbi shkarkimin e kreut të ILDKP-së.