Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI

Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI

Arben Ahmetaj në SPAK

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën për t’i konsideruar të papajtueshme me Kushtetutën, vendimet tre gjykata që linin në fuqi urdhrin e SPAK, për sekuestron e pronave të 4 familjarëve të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve.

GJKKO, Apeli i GJKKO dhe Gjykata e Lartë nuk kishin pranuar kërkesën për të hequr sekuestron mbi provat e sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme. Ahmetaj është i shpallur në kërkim për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Familjarët e Ahmetajt kërkonin shfuqizimin e vendimeve të 3 shkallëve të para (GJKKO, Apel dhe Gjykata e Lartë), ndërsa SPAK u kishte sekuestruar më herët në cilësinë e provave; telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterike.

Gjyqtarët, në vendimin e zbardhur që disponon Shqiptarja.com dhe REPORT TV, e konsiderojnë “të pabazuar kërkesën” e Brunilda Menes, motra e ish/zëvendëskryeministrit, Flamur dhe Teuta Hoxhës, si dhe Eljona Hoxhës, respektivisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj  dhe kunatës së saj. Provat e mësipërme mbeten të sekuestruara deri në fund të hetimeve.

“Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të nenit 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi: Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në fund të vendimit të marrë nga Gjykata më 19 Nëntor dhe i zbardhur së fundmi.

Brenda tij argumentohet mes të tjerash se prokurorët kanë sekuestruar materialet e mësipërme me dyshimet se  aty ‘mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin’.

Për sekuestrimin e telefonit të Eljona Hoxhës, theksohet se “ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston  dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme”. 

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Holta Zaçaj, Kryetare, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Marjana Semini, Marsida Xhaferllari, anëtarë, në datën 19.11.2024 mori në shqyrtim paraprak kërkesën nr. 21 (E) 2024 të Regjistrit Themeltar”, theksohet në vendim.

Të katër shtetasit kërkuan shpalljen si antikushtetues të këtyre sekuestrove, pasi u refuzuan në të tre shkallët e tjera të gjykatave. Gjykata kushtetuese vlerëson edhe se “prokuroria dhe gjykata kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet”.

Më pas, pas përfundimit të akt-ekspertimit, ato do t’u kthehen pronarëve për një pjesë, kurse pjesa tjetër do verifikohet më në detaje, nëse konstatohet provë për vepër penale të konsumuar.

Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë. Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Më 23 shtator SPAK njoftoi shtyrjen me 3 muaj të hetimeve të dosjes. Për të është raportuar se ka kërkuar azil në Zvicër.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 277 të vitit 2020 për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim” dhe “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, në bashkëpunim”.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka përfituar shërbime të paligjshme financiare apo fizike nga biznesmeni Klodian Zoto, pronar i inceneratorit të Elbasanit.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.

Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/12/2024 20:48

    Perderisa eshte ne kerkim nderkombetar ,perse SPAK nuk i nis kerkesen Zvicrres per ekstradimin e ketij hahduti dhe mashtruesi si Arben Ahmetaj ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan