Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit Bashkim Dedja për shfuqizimin e sekuestrimit të pasurive. Vendimi është marrë në datë 13 nëntor nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Një muaj më parë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është marrë i pandehur nga GJKKO. Pas hetimeve të SPAK rezultoi se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime. Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.6%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11787
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi i Kushtetueses për SkyECC, nis procesi në GJKKO për dosjen ‘Metamorfoza’! Avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë kohë, seanca shtyhet për 21 Janar
7 Janar, 15:35
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Gjykata Kushtetuese legjitimon hetimet bazuar në ‘Sky ECC’! Përgjimet të vlefshme si prova, rrëzon biznesmenin Pëllumb Gjoka
30 Dhjetor 2024, 15:28
-
Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama: Skandal i paperceptueshëm! Nëse aty cenohet siguria, të ikim të gjithë nga vendi! Po bllokohen 300 mln euro
30 Dhjetor 2024, 14:25
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor 2024, 20:40
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor 2024, 20:20
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor 2024, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor 2024, 16:31
-
Listat e mbyllura/ Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, legjitimon paktin PD -PS: Nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor 2024, 16:23