Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dje një goditje befasuese Reformës në Drejtësi, teksa ka vendosur të mbrojë me ligj të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, pavarësisht çdolloj shkeljeje në lidhje me detyrën, jashtë ushtrimit të profesionit dhe të shkeljeve që burojnë nga kryerja e veprave penale.
Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve, ka rrëzuar nene dhe paragrafë të rëndësishëm të ligjit për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, i konsideruar si një nga ligjet kryesore për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Pas shqyrtimit të padisë së gjyqtarëve, Kushtetuesja ka shpallur si në kundërshtim me Kushtetutën dhjetëra pika të ligjit për statusin e magjistratit, duke i bërë gjyqtarët dhe prokurorët të paprekshëm, pavarësisht veprimit të ligjit të Vetingut. Konkretisht, përpos të tjerave, gjykatat ka rrëzuar nenet 101, 102, 103 dhe 104, që parashikonin mbi 40 shkelje, të cilat penalizonin gjyqtarët dhe prokurorët, deri në largim nga detyra. Shkeljet kanë të bëjnë që nga veprimet për mundësimin praktikave korruptive, shoqërimi me kriminelë dhe deri tek fshehja e pasurive.
Gjykata ka rrëzuar pjesërisht edhe nenet 8 dhe 9 të ligjit, që parashikonin disa kufizime për gjyqtarët dhe prokurorët, në lidhje me konfliktin e interesit dhe veprimtaritë fitimprurëse jashtë profesionit. Mbetet për t’u parë arsyetimi i gjykatës për këtë vendim.
Ndërkaq, pas zbardhjes së vendimit, Kuvendi i Shqipërisë pritet të vihet në lëvizje, për të riformuluar nenet, pikat dhe paragrafët e rrëzuar. Ligji mban vulën e ekspertëve të misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS.
Janë mbi 40 shkelje disiplinore të parashikuara në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilat janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Konkretisht, gjykata ka rrëzuar shkeljen disiplinore të shoqërimit të gjyqtarit apo prokurorit me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal, ose me persona të dënuar dhe pasja e marrëdhënieve të biznesit të papërshtatshme me këta persona.
Po ashtu, gjykata ka hedhur poshtë shkeljen disiplinore të përfitimit të padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit të magjistratit. Gjykata ka rrëzuar shkeljen e përdorimit të mandatit të magjistratit, me qëllim për të përfituar arritjen e përftimeve të pajustifikuara ose avantazhe për vete ose për të tjerët etj.
Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka rrëzuar një grup shkeljesh disiplinore të cilat bëhen në mënyrë të qëllimshme nga gjyqtarët dhe prokurorët për të krijuar përfitime të padrejta për palët dhe të tretët ose kur synojnë të shmangin magjistratin nga detyrimi ligjor për shqyrtimin e çështjes ose synojnë të krijojnë mundësinë e shqyrtimit të saj nga magjistratë të tjerë. Shkeljet në fjalë kanë të bëjnë me praktikat korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të mbyllur dosje apo për të dhënë vendime të padrejta në këmbim të parave.
Disa nga nenet më të rëndësishme të rrëzuara nga Kushtetuesja
Neni 102
Shkeljet disiplinore në lidhje me ushtrimin e funksionit
1. Sipas parashikimeve të shkronjës “a” ose “b”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit gjyqësor janë në veçanti aktet dhe sjelljet e magjistratit si më poshtë:
a) mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi ose gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit procedural, nëse magjistrati është ose vihet në dijeni të rrethanave të tilla;
b) kërkesa e magjistratit për heqje dorë dhe miratimi i saj, sipas rastit, nga kryetari, nëse këto veprime:
i) nuk bazohen në shkaqet e parashikuara në ligj;
ii) bëhen në mënyrë të qëllimshme për të krijuar përfitime të padrejta për palët dhe të tretët ose kur synojnë të shmangin magjistratin nga detyrimi ligjor për shqyrtimin e çështjes ose synojnë të krijojnë mundësinë e shqyrtimit të saj nga magjistratë të tjerë;
iii) janë të vonuara në mënyrë të konsiderueshme;
c) sjelljet, aktet dhe veprimet e tjera të magjistratit, të cilat, krijojnë përfitime të padrejta
ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim/hetim ose ndjekja e objektivave, të cilat nuk kanë lidhje me detyrimet e magjistratit;
ç) ndërhyrja ose çdo lloj ndikimi tjetër i papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një magjistrati tjetër;
d) përdorimi i parregullt i punës së të tjerëve për përmbushjen e detyrimeve ligjore, që i përkasin ushtrimit të funksionit të magjistratit ose delegimi tek të tretët i aktiviteteve të
caktuara magjistratit;
dh) mospërmbushja, në mënyrë të qëllimshme ose të përsëritur dhe të pajustifikuar,
përkatësisht, të funksioneve të gjykimit ose hetimit, si dhe e detyrave të tjera që i caktohen magjistratit për shkak të funksionit të tij;
e) vonesa dhe zvarritja e përsëritur dhe e pajustifikuar e veprimeve procedurale dhe e nxjerrjes së akteve gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit.
ë) shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në
marrëdhëniet me pjesëmarrësit në proces, prokurorët, avokatët, dëshmitarët, ekspertët,
subjektet e tjera të përfshira në proces, si edhe me kryetarin, kolegët dhe personelin e
administratës gjyqësore;
f) vonesa e përsëritur dhe e pajustifikuar për fillimin e seancës gjyqësore.
2. Sipas parashikimeve të shkronjave “a” ose “c”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji,
shkeljet disiplinore gjatë ose në lidhje me ushtrimin e funksionit, brenda ose jashtë zyrës, janë në veçanti sjelljet dhe aktet e magjistratit si më poshtë:
a) mospërmbushja e pajustifikuar e detyrimeve për të qenë i gatshëm dhe për t’u paraqitur në detyrë për nevojat e ushtrimit të funksionit pranë gjykatave ose prokurorive, nëse ky detyrim përcaktohet nga ligji ose nga vendimet e organeve kompetente;
b) shkelja e rëndë ose e përsëritur e dispozitave ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave ose prokurorive, në lidhje me funksionet e
magjistratit në gjykim ose hetim;
c) moszbatimi pa shkaqe të justifikuara i vendimeve të dhëna nga Këshilli ose refuzimi i zbatimit të masës disiplinore të dhënë ndaj magjistratit;
ç) pengimi i Këshillit, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ose çdo organi tjetër publik në kryerjen e funksioneve të tij, sipas ligjit;
d) mospërmbushja nga ana e kryetarit e detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti detyra për të garantuar përdorimin dhe mënyrën e përdorimit të sistemit të menaxhimit të
çështjeve;
dh) shkelja e detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që
rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar, duke përfshirë lehtësimin për shkak të neglizhencës në bërjen publike ose shpërndarjen e informacioneve konfidenciale.
e) bërja publike e mendimeve që kanë dhënë ose janë dhënë nga magjistratët e tjerë gjatë procesit që akoma nuk ka marrë formën e një akti të bërë publik;
ë) bërja e deklaratave publike në media për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të magjistratit të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij;
f) mospërmbushja e kushteve shtesë për emërim për magjistratin që ushtron funksionin te gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme;
g) mospërmbushja në mënyrë të pajustifikuar e detyrimit për të marrë pjesë të paktën në
numrin e përcaktuar të veprimtarive të trajnimit vazhdues, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligj.
3. Sipas parashikimeve të shkronjës “a” ose “c”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkeljet disiplinore janë në veçanti mosnjoftimet nga ana e gjyqtarëve ose kryetarëve, si më poshtë:
a) mosnjoftimi i Këshillit nga magjistrati, lidhur me ekzistencën e rasteve të papajtueshmërisë ambientale të magjistratit për ushtrimin e funksionit të tij, e veçanërisht në rastet e parashikuara në nenin 8, të këtij ligji, ose për shkaqe të mbarimit të mandatit;
b) mosnjoftimi nga magjistrati i drejtuesit të gjykatës ose prokurorisë dhe Këshillit për
ndërhyrjet ose ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga magjistratët e tjerë;
c) mosnjoftimi nga magjistrati i drejtuesit të gjykatës ose prokurorisë dhe Këshillit, si edhe organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet ose ushtrimin e formave të tjera të
ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe
subjekte të tjera;
ç) mosnjoftimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nga ana e kryetarit, lidhur me fakte në
dijeni të tyre që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të magjistratit;
d) mosnjoftimi i Këshillit, nga ana e kryetarit, lidhur me ekzistencën e dyshimit të
arsyeshëm, të rasteve të papajtueshmërisë, kufizimet e funksionit, papajtueshmërisë
ambientale të magjistratit për ushtrimin e funksionit të tij, dhe në lidhje me çështjet për të
cilat ligji parashikon mbarimin e mandatit të magjistratit.
4. Sipas parashikimeve të shkronjës “b” të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkeljet
disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës për veprimtaritë kryesore për gjykimin ose në zbatimin e ligjit janë në veçanti sjellje dhe veprimet e magjistratit, si vijon:
a) shkelja e rëndë në mosrespektim ose zbatim të gabuar të ligjit procedural dhe material, në kryerjen e veprimeve procedurale;
b) parashtrimi i dukshëm, i shtrembëruar i fakteve në aktet e nxjerra;
c) nxjerrja e akteve të paarsyetuara ose që përmbajnë në arsyetim vetëm përfundime mbi ligjin e zbatueshëm pa parashtruar rrethanat e faktit, të cilat të çojnë në ligjin e zbatueshëm për zgjidhjen e çështjes, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formën e arsyetuar;
ç) nxjerrja e akteve ku pjesa përshkruese-arsyetuese parashtron arsyetime që janë haptazi
në kundërshtim me pjesën urdhëruese të tij ose që nuk kanë lidhje me të;
d) nxjerrja e akteve të cilat nuk lejohen nga ligji;
dh) nxjerrja e akteve të paparashikuara nga dispozitat procedurale;
e) nxjerrja e akteve për caktimin e masave të sigurimit personal, të ndryshme nga rastet e parashikuara nga ligji.
5. Përveç parashikimeve në pikën 4, të këtij neni, zbatimi dhe interpretimi i këtij ligji nga magjistrati, ashtu si dhe vlerësimi i fakteve dhe provave në çështjet të hetuara nga ai nuk është objekt i procedimit disiplinor.
Neni 103
Shkeljet disiplinore jashtë ushtrimit të funksionit
Sipas parashikimeve të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkelje
disiplinore jashtë ushtrimit të funksionit janë në veçanti aktet dhe sjelljet e magjistratit si
vijon:
a) anëtarësia në subjekte ose ushtrimi i veprimtarive, edhe të ligjshme, por që nuk janë në pajtim me detyrat dhe parimet e ushtrimit të rregullt të funksionit të magjistratit, të parashikuara në nenet nga 6 deri në 8 të këtij ligji;
b) përdorimi i mandatit të magjistratit, me qëllim për të përfituar arritjen e përftimeve të
pajustifikuara ose avantazhe për vete ose për të tjerët;
c) pranimi dhe ushtrimi i detyrave dhe veprimtarive jashtë funksionit, në mungesë të lejes së miratuar për këtë qëllim, sipas ligjit, nga Këshilli;
ç) shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal, ose me persona të dënuar, përveç rasteve të rehabilitimit të personave të dënuar, ose persona të cilët janë të afërm me magjistratin në lidhje gjaku ose me ligj, dhe pasja e marrëdhënieve të biznesit të papërshtatshme me këta persona;
d) përfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve,
premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të
veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit të magjistratit;
dh) shkelje të kryera të detyrimeve të ligjit, në veçanti në lidhje me deklarimin e pasurisë
dhe konfliktit të interesit, sipas ligjit
e) sjellja e papërshtatshme në përmbushjen e detyrimeve, në marrëdhëniet dhe në
komunikimin me institucionet shtetërore dhe funksionarët e tyre, dhe raste të tjera me sjellje të papërshtatshme të pajustifikuar.
Neni 104
Shkeljet disiplinore për shkak të kryerjes së veprës penale
Shkelje disiplinore për shkak të kryerjes së veprës penale janë:
a) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor me vendim
të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim ose me gjobë;
b) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale nga pakujdesia;
c) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është dënuar nga gjykata me
vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale të ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjat “a dhe “b”, të këtij neni, nëse për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, është diskredituar rëndë figura, autoriteti, dinjiteti si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë;
ç) faktet e pranuara nga organi kompetent me vendim të formës së prerë, që për nga vetë natyra e tyre është diskredituar rëndë figura, autoriteti, dinjiteti, si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë, të cilat përbëjnë vepër penale, pavarësisht se vepra penale është shuar, ndjekja penale nuk mund të fillojë ose nuk mund të vazhdojë, është rehabilituar apo ka përfituar nga falja dhe amnistia.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com