Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili për rikthimin në detyrë. Xhelili ankimoi vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkoi atë menjëherë pas publikimit të videoskandalit seksual

Gjykata nuk ka marrë parasysh pretendimet e Xhelilit, duke rrëzuar kërkesën e tij. Ish-kryetari i Bashkisë Dibrës ndodhet në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi kërkoi favore seksuale ndaj një 20 vjeçarje në këmbim të vendit të punës. 

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese bën që Bashkia e Dibrës të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.08.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Shukri Xhelili, përfaqësuar nga avokat Ferdinand Doja

Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave

Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

- Rrëzimin e kërkesës.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com