Kushtetuesja shqyrton vlefshmërinë
e mandatit të Koço Kokëdhimës

Kushtetuesja shqyrton vlefshmërinë<br />e mandatit të Koço Kokëdhimës
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës mbi pavlefshmërinë e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Kjo kërkesë ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe nga Kuvendi që kishte kërkuar intepretimin e vlefshmërisë së mandatit të Kokëdhimës. Kërkesa e opozitës për pavlefshmëri qëndronte në faktin se Kokëdhima pretendohet se kishte fituar para nga fondet publike.

Rezulton e provuar se ka përfituar fonde publike në kohën kur ka qenë deputet, në kundërshtim me paragrafet 2 dhe 3 të nenit 70 të Kushtetutës, duke përfituar fonde nga buxheti i shtetit në llogaritë e kompanive të tij private në të paktën 150 raste. Duke kryer kështu njëkohësisht një funksion publik dhe një funksion privat” tha ai

Avokati Kokëdhimës pretendoi se kontratat nga të cilat ishin fituar fondet ishin lidhur përpara marrjes së mandatit.

Në momenitn që deputeti ka marrë mandatin, kontratat janë lidhur në momentin që deputeti ka qenë një qytetar i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë që vepronte në treg një komapni që zotëronte në treg në një pozicion jo dominues” tha ai.

Nga ana tjetër deputeti Kokëdhima, pretendoi se ky veprim ishte tentativë për të cënuar karrierën e tij politike. Ai tha se shpresonte te drejtësia dhe te vendimi i gjykatës.

Sot unë jam në pozitën e deputetit që i kërkohet shkatërrimi i karrierës së tij pa bërë ansjë faj dhe asnjë shkelje ligji nga njëra anë, por që njëkohësisht ka bërë gjithçka që i kërkon ligji Duke e zgjidhur drejt çështjen time do të marrin fund përpjekjet e ngjashme për të shkatërruar karrierat zyrtarëve të këtij shteti për shkaqe të paligjshme dhe për përfitime politike’ tha Kokëdhima.

Vendimi për mandatin e deputetit Kokëdhima, pritet të zbardhet nga gjykata në ditët në vijim.

Kokëdhima: Unë i besoj drejtësisë. Nuk kandidoj për Sekretar të Përgjithshëm në PS

Menjëherë pas seancës, deputeti Kokëdhima është shprehur se beson tek drejtësia dhe se, ai nuk ka ndërmend që të kandidojë apo të zërë vendin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste për të zëvendësuar Gramoz Ruçin.

Kjo është çështje në dorë të gjykatës. E lë plotësisht në dorën e gjykatës. Kam besim tek drejtësia që do japë zgjidhje logjike e përfundimtare. Ka pasur debat mes meje dhe z.Ruçi, s’ka qenë debat personal, as debat për postin e tij. Kam shpjeguar dhe herë të tjera që s’kam qene i interesuar për të kandiduar për postin e sekretarit të përgjithshëm. Punoj në frymë bashkëpunuese me gjithë kolegët. Ne nuk na ndan asnjë gjë, kemi gjëra që na bashkojnë. Debatet i bëjmë në interes të punës. PS është organizëm i gjallë, diskutohen idetë, pikëpamjet, propozimet dhe gjithmonë mendimet shkojnë përpara. Të gjitha punët në PS do shkojnë përpara. Unë nuk do jem kandidat për postin e sekretarit të përgjithshëm të PS, do kandidoj për një detyrë tjetër. Do e shpalos në asamble” ka thënë Kokëdhima.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse