Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Fletë votimi dhe tabelë nga sondazhi

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i para 2 ditëve rrëzonte pretendimin e një grupi prej 7 partish politike, për të shfuqizuar dy nene të Kodit Zgjedhor, pasi sipas Kushtetueses përcaktimi i votës parapëlqyese garantohej në ndryshimet sipas paktit PD-PS në 2/3 e listës së kandidatëve. Por sipas sondazhit të publikuar nga Report Tv mbrëmjen e së markurës konkludohet krejtësisht ndryshe. Me kodin e ri, kur mandatet do të shpërndahen fillimisht tek kandidatët në listën e fiksuar dhe më pas, çfarë mbetet ata në listën me votë parapëlqyese nga shqiptarët, bazuar në rezultatet e sondazhit të Report Tv me sondazhistin Eduard Zaloshnja nga 74 deputetë në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Lezhë dhe Shkodër vetëm 14 ligjvënës do të shkonin nga vota e shqiptarëve, 60 të tjerët nga kryetarët e partive. Një tjetër shifër interesante është se nga këta 14 të zgjedhur me votë nominale, 13 do të ishin socialistë dhe vetëm një i PD, ligjvënësit e të cilës gati 100% do t’i zgjidhte Sali Berisha.

TIRANA
Qarku i Tiranës zgjedh 37 deputetë. Pra me aplikimin e formulës në kodin e ri zgjedhor 1/3 e listës, 12 kandidatë do të ishte e mbyllur ndërsa 25 të tjerët të secilës parti do t’i nënshtroheshin garës për votën parapëlqyese. Por rezultati në qarkun më të madh të vendit sipas sondazhit në Report Tv nëse do të votohej sot rezulton: PS 18 mandate, PD 11 mandate dhe partitë e tjera 8 mandate. Duke qenë se në fillim mandatet do të ndaheshin për 12 të parët të do partie në listën e fiksuar atëherë me votë parapëlqyese do të hynin vetëm 6 deputetë nga Partia Socialiste. Pra zgjedhësit në Tiranë do të zgjidhnin vetëm 6 deputetë me votën e tyre nga 37 gjithsej.

DIBRA
Qarku i Dibrës zgjedh 5 deputetë. Sipas rezultateve në Report Tv PS do të përmbyste 2021-shin duke marrë 36 deputetë dhe PD 2. 1/3 e listës sipas Kodit do të ishte 2 deputetë, pra vetëm një deputet socialist do të zgjidhej me votë parapëlyese.

DURRËSI
Qarku i Durrësit ashtu si në zgjedhjet e vitit 2021 sjell në Kuvend 14 deputetë. 1/3 e listës sipas propozimeve të Kodit të ri është 5 kandidatë, të cilët nga çdo parti do të ishin fitues fiks. Sondazhi i Report Tv me sondazhistin Zaloshnja nxjerr fituese PS e cila merr 9 deputetë, ndërsa Partia Demokratike 5. Edhe këtu me votë parapëlqyese do të zgjidheshin vetëm socialistë, 4 ligjvënës nga 14 gjithsesj. 10 deputetët e tjerë do të caktoheshin nga kryetari i partisë.

LEZHA
Ashtu si në Dibër edhe qarkun e Lezhës Partia Socialiste do të përmbyste rezultatin e vitit 2021 i cili doli 4 me 3 për PD-në. Këtë herë socialistët do merrnin 4 deputetë, ndërsa demokratët 3. Sipas Kodit të ri zgjedhor një e treta e listës sipas formulës do të ishte 2. Pra 4 deputetë, 2 nga PS dhe 2 nga PD do të ishin nga lista e fiksuar, ndërsa 3 të tjerët, 2 socialistë dhe 1 demokrat, do të zgjidheshin me votë parapëlqyese. Lezha do të ishte nga qarqet që do të zgjidhte më shumë deputetë vetë, si përqindje në raport me totalin.

SHKODRA
Shkodra ka 11 mandate deputetësh. Shkodranët e pyetur nga Eduard Zaloshnja për sondazhin në Report Tv rezulton se PS merr 4 deputetë ashtu si edhe PD, 2 zgjidhen nga partitë e tjera të vjetra dhe 1 nga partitë e reja. Sipas votimit me formulën e sotme për listat, asnjë deputet nuk do të zgjidhej me votë parapëlqyese nga zgjedhësit. 1/3 e listës do të ishte 4. Pra 11 mandate, 4 të PS, 4 mandate të PD dhe 3 të partive të tjera do të caktoheshin nga kryetarët e partive

Rezultatet e 5 qarqeve në Sondazhin e Report Tv 
TIRANA              37 deputetë           6 me votë parapëlqyese
DIBRA                  5 deputetë            1 me votë parapëlqyese
DURRËSI            14 deputetë           4 me votë parapëlqyese
LEZHA                 7 deputetë            3 me votë parapëlqyese
SHKODRA           11 deputetë           0  me votë parapëlqyese
GJITHSEJ             74 deputetë          14 me votë parapëlyese

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin