TIRANE- Është rithyer konensusi mes opozitës dhe mazhorancës, këtë herë në Komisionin e Ligjeve, ku u miratua dekreti i presidentit për kreun e gjykatës kushtetuese.
Mazhoranca dhe opozita me konensus miratuan kandidaturë e dekretuar nga presidenti i vendit Bashkim Dedën për nje mandat tjetër të Gjykatës Kushtueses. Komisioni për Çështjet Ligjore në një seancë dëgjimore miratoi dje këtë dekret për tu votuar në seancën plenare të ditës së enjte. I vetmi socialist që votoi kundër kësaj kandidature ishte deputeti i PS, Bashkim Fino, i cili tha se qëndrimin e tij do ta shprehte në seancën plenare. Kryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj, vlerësoi praktikën e ndjekur nga presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh në kohë me dekretin e tij, si dhe njohu rolin substancial të Parlamentit, kur nisi konsultimet me kryetarët e grupeve parlamentare.
Gjatë senacës dëgjimore, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, vlerësoi se gjatë periudhës së fundit trevjeçare kjo gjykatë me rritjen e transparencës, është bërë më e arritshme dhe më e prekshme për qytetarët. Kreu i Gjykatës Kushtetuese u ndal gjatë fjalës së tij edhe në ndryshimet e mundshme të ligjit themeltar të shtetit. Sipas tij, çdo ndryshim i kushtetutës duhet të jetë i kujdesshëm dhe i qëndrueshëm në kohë. Ndërkohë gjatë raportimit në komision, Bashkim Dedja është shprehur pro ndryshimeve kushtetuese, dhe ndryshimit të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese. "Do tju kërkoja juve si parlament që këto ndryshime të kalonin sa më shpejt"- tha Bashkim Dedja. Për kryetarin e kushtetueses, ligji aktual shkakton shumë probleme.
Ndërhyrjet, theksoi Dedja duhet të jenë të shumta dhe rrënjësore duke filluar që nga mënyra e përzgjedhjes së kandidaturave për në këtë gjykatë e cila në mjaft raste çon në bllokime të procesit për shkak të mungesës së kuorumit. "Një pjesë e gjyqtarëve vijnë nga gjyqësori, dhe ai gjyqtari që ka gjykuar në një shkallë gjykimi nuk mund të gjykojnë më në gjykatën kushtetuese. Me ardhjen e tre gjyqtarëve të tjerë në gjykatën e lartë qëllon që të tre ata gjyqëtarë mu7nd të kenë gjykuar në të njëjta çështje. Por edhe ne që kemi ardhur nga gjyqësori kemi qënë në çështje të ndryshme", u shpreh Dedja. Një tjetër pikë që është e demosdoshme të ndryshohet u shpreh Bashkim Dedja, është edhe afati i dorëzimit të dosjes në këtë gjykatë. Në ligj parashikohet që ky afat shkon deri në dy vjet ndërkohë që gjykata të tjera e kanë atë nga 6 deri në 1 muaj.
Konsultimet
Pas konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare, kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Bashkim Dedes në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Diskutimet
Komisioni i Ligjeve
Braho: Gjykata Kushtetuese megjithë ndonjë difekt që shfaq është një gjykatë e nderuar dhe vetë gjyqtarët dhe titullari i saj janë të respektuar dhe e kryejnë vërtetë atë që quhen roje të kushtetutës. Çmendim keni ju për ndryshimin e Kushtetutës, a ka ardhur koha të ndryshohet dhe e dyta ligji juaj organik a është më funksional apo duhet ndryshuar në kuadër të tërë reformave që mendojmë neve?
Dedja: Sa i përket pyetjes për ndryshimin e Kushtetutës do të isha i rezervuar për shkak të pozicionit ku ndodhem dhe qenies gjyqtar në atë gjykatë, por kaq mund të them që gjithkund dhe gjithmonë do të ketë nevojë për ndryshime. E rëndësishme është që ndryshimet të jenë pozitive. Sa i përket ndryshimit të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm mendojmë, por ne kemi kohë që ky ligj të ndryshohet. Do ju kërkoja ju si Parlament që këto ndryshime të kalonin sa më shpejt. Ne kemi dhënë disa sugjerime si mund të bëhet dhe një prej tyre mund të jetë që bashkë me ndryshimin në ligj që çon dhe në ndryshime në Kushtetutë, është plotësimi me gjyqtarëve zëvendësues. Problem tjetër është edhe problem i vendimmarrjes, i cili në disa raste ka krijuar problem kur ne nuk marrim dot vendim dhe dy janë situatat: Problemi i afateve të paraqitje së kërkesave para Gjykatës Kushtetuese është një fakt që na e kanë vënë në dukje. Për ne janë të tejzgjatura.
Fino: Ju merrni një mandate të dytë, çfarë do të jepni më shumë në këtë mandat të dytë sepse kur një personalitet merr një mandat të dytë ka bërë një fotografi për gjithë kohën që ka punuar. Doja të dija se çfarë do të jepni më shumë në këtë mandat të dytë nëse e merrni këtë votëbesim nga Parlamenti?
Dedja: Gjykata Kushtetuese është një institucion i pavaruar, i cili vetëadminsitrohet. Dhe vetëadministrim supozon që vendimmarrja merret nga mbledhje të gjyqtarve, dhe kryetari ka një rol dytësor. Arritja apo dëshimi i kësaj gjykate nuk është vetëm puna e kryetarit.
Xhafaj: Gjithashtu dëshiroj të nënvizoj një fakt të rëndësishëm që presidenti në rastin e kësaj kandidature ka respektuar tërësisht parashikimet e bëra në interpretimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese duke pasur një komunikim të drejtëpërdrejtë me personin konkret dhe me grupet parlamentare dhe shpresoj që kjo të jetë një praktikë pozitive dhe me kandidaturat e tjera.
Bylykbashi: Unë desha të shpreh vlerësimin tonë pozitiv për dekretin i cili përmbush të gjitha kriteret në aspektin ligjor.
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com