Kushtetuta,EURALIUS e PACA:
Ne propozojmë, ju zgjidhni 

Kushtetuta,EURALIUS e PACA:<br />Ne propozojmë, ju zgjidhni 
TIRANE- Këshilli i Legjislacionit, vijon sot diskutimet në parim për ndryshimet kushtetuese ne lidhje me Imunitetin. Ekspertë të EURALIUS,PACA po pyeten nga anëtarët e këtij Këshilli në lidhje me propozimet për ndryshimet në Kushtetutë.

Ekspertë të PACA-s dhe të EURALIUS, dy misionet europiane që asistojnë drejtësinë shqiptare, vlerësuan dy projektet e propozuara nga maxhoranca dhe opozita për heqjen e imunitetit dhe nxitën palët për të arritur në një draft konsensual.

"Propozimet e dy partive i arrijnë qartë standardet që ne duam të kemi. Propozimi i PD-së na bën të lumtur se është propozuar nga EURALIUS, ndaj themi se na duket më i përshtatshëm, megjithatë them se dhe propozimi tjetër (i PS) i arrin standardet europiane. Shpresoj që qeveria dhe opozita të gjejnë një rrugë të mesme dhe të kenë një zgjidhje për imunitetet në Shqipëri, dhe t'i bashkohen kështu nismës së komunitetit europian", u shprehën ekspertë të EURALIUS.

 “Ne të gjithë mendojmë se vendimmarrja i përket politikanëve shqiptarë"- deklaroi eksperti i PACA. Në tryezë do disktutojnë dhe përfaqësues të grupit të interesit.

CFARE NDODHI DJE
Partia Demokratike i ka vënë ultimatum Partisë Socialiste për ta mbyllur çështjen e imunitetit deri në 6 gusht, dje në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, që u mblodh për të filluar procedurat për ndryshimet në Kushtetutë. Ndryshe nga Partia Demokratike, Partia Socialiste kërkon ndryshime të tjera në Kushtetutë, përveç atij të imunitetit, duke kërkuar kështu një reformë në Drejtësi. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se "Të nderuar deputetë atë do ta votoni sot, sot!". Edhe pse opozita ka shprehur gadishmëri për ligjin si dhe rekomandimet që janë dhënë nga EURALIUS dhe PACA, ajo ka propozuar dje ndryshime të reja në Kushtetutë që lidhem me votimin e gjyqtarëve dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Opozita ka rënë dakord që të bëhen së pari këto ndryshime dhe me fillimin e sesionit të bëhen ndryshemet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste. Duke dhënë konsensusin, Partia Socialiste zgjodhi si relator për këtë çështje, Pandeli Majkon, ndërsa Partia Demokratike Edi Palokën.

Pas një debati për të ftuarit që kishte bërë administrata e Kuvendit, më në fund u miratua lista duke marrë parasysh edhe propozimet e Partisë Socialiste. Ndërsa deputeti socialist, Gramoz Ruçi, deklaroi: "Ju nuk keni të drejtën të na anatemoni, të na privoni, të na rrëzoni këtu nismën tonë. Nuk votohet sot, po të votohet sot, po, të gjithë janë dakord, të ngremë dorën. Për ju është e rëndësishme data, për mua nuk është data, është filozofia, por ama një proces serioz nuk është dhe nuk mund të bëjmë ajo që ne e kemi quajtur një andrim sot, një andrim nesër, jo". Ndërsa ndryshimi tjetër kushtetues, që socialistet depozituan në Kuvend paraditen e së premtes, për zgjedhjen me 84 vota të Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese do të shqyrtohen pas imunitetit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë