Kushti i Kurtit për zgjedhjet në veri, ambasadori amerikan: Qeveria e Kosovës të shtensionojë situatën, të përmbahet në marrëveshjen e Ohrit

Kushti i Kurtit për zgjedhjet në veri, ambasadori amerikan: Qeveria e Kosovës të shtensionojë situatën, të përmbahet në marrëveshjen e Ohrit

Joffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se zbatimi i plotë i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të mundësonte uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Nga ana tjetër, ai vuri theksin te dy ‘detyrat’ themelore të qeverisë së Kosovës ndonëse Kurti ka listuar një sërë kushtesh nga BE.

“Ne duam të shohim dy gjëra. Ne mendojmë se është e rëndësishme të arrihet përshkallëzim i mëtejmë i situatës në veri për të shmangur tensionet. Gjëja e dytë që duam të shohim është përtrirja e përpjekjeve nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Ohër. Kjo ndihmon Kosovën të përparojë drejt integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ripozicionimin e raporteve mes këtyre dy shteteve.

“Nga Qeveria e Kosovës ne kërkojmë që të ndërmarrë hapa për shtensionuar situatën në veri dhe të krijojë një mjedis të ri ku të dyja shtetet mund të punojnë në zbatimin e të gjitha zotimeve në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit. Për Kosovën kjo nënkupton që të lëvizë përpara me një urgjencë në procesin për negocimin dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo është pjesë e zotimeve që janë bërë nga Qeveria e Kosovës. Ky nuk është obligimi i vetëm që ka dhe ky nuk është neni i vetëm i Marrëveshjes së Ohrit, por është i rëndësishëm”, tha Hovenier.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e kanë vënë si parakusht heqjen e masave sanksionuese të BE-së para se të mbahen zgjedhjet e reja në veri, sipas dakordimit të arritur mes kryenegociatorit Besnik Bislimi e emisarit Miroslav Lajçak. Në zyrën e BE-së nuk kanë ofruar sqarime lidhur me kërkesën e qeverisë. E njohës të zhvillimeve thonë se BE-ja do t’i përdorë masat si levë presioni për t’u siguruar se Kosova do ta shtensionojë situatën në veri, në mënyrë të pakthyeshme.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen