Kushti i LSI,Rama-Meta takojnë
bashkëpunëtorët e ngushtë

Kushti i LSI,Rama-Meta takojnë<br />bashkëpunëtorët e ngushtë
Pas kushtëzimit nga Meta të rinovimit të koalicionit me PS duke kërkuar një qeveri të besimit për t'i dhënë garanci opozitës për zgjedhjet ka pasur një seri takimesh ditën e sotme nga PS dhe LSI.
 
Në mesditë Rama zhvilloi një takim me bashkëpunëtorët më të afërt në Kryeministri për rreth një orë.
 
Sipas burimeve të Report Tv në takim me Ramën në Kryeministri ishin Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj.
 
Rama ka diskutuar me bashkëpunëtorët e tij për kushtet e LSI për t'i dhënë garanci opozitës që të futet në zgjedhje, pasi prej më shumë se 40 ditësh vazhdon protestën para Kryeministrisë.
 
Ndërsa kryetari i LSI, Ilir Meta zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.
 
Takimi mes Metës dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Vasili u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.
 
Petrit Vasili është njëri nga njerëzit më të besuar të Metës, pasi ishte edhe pjesë e darkës që kreu i LSI zhvilloi me Ramën të dielën mbrëma te 'Pazari i Ri.


Meta: Gati për koalicion me PS por duhet një "qeveri e besimit"
Lëvizja Socialiste për Integrim është gati të rinovojë koalicionin me Partinë Socialiste në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, por nuk pranon zgjedhje pa opozitën.
 
Kjo ishte deklarata e kryetarit të LSI, Ilir Meta, gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së kryesisë, i cili kërkoi kështu një "qeveri besimi", për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Meta tha se kushti i LSI për të vijuar bashkëjetesën politike me PS, janë përmbushja e detyrimeve nga kryeministri Rama për zgjedhje me standarde dhe respektimi i të drejtave të opozitës.

Basha: Ilir Meta nëse ishe i sinqertë mbrëmë,mirësevjen!
Deklarata e kreut të LSI, Ilir Meta mbrëmjen e djeshme është komentuar për herë të parë sot nga opozita.
 
Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të zakonshme nga çadra e protestës e mirëpriti deklaratën e Metës për zgjidhjen e krizës përmes një qeverie besimi dhe i duke bere nje interpretim të fjales së kreut të LSI, e ftoi t'i bashkohet kauzës së PD.
 
Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy parnterët e koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi se nëse është e sinqertë mirësevjen; Shqipëria e para. Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike dhe aleanca në kurriz të shqiptarëve".
 
Kurse lidhur me kryeministrin Rama, Basha ka një apel të vetëm, atë të krijimit të qeverisë teknike.
 
"I drejtoj një thirrje njeriut që është konsideruar edhe zyrtarisht si pengesa për zgjedhje të lira, që ka vendosur karrigen para Shqipërisë, i bëj thirrje të reflektojë dhe ti hapë rrugë një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë deri në fund dekriminalizimin" tha ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit