Kushtojini pak kohë vetes suaj, maskë fytyre në kushtet e shtëpisë

Kushtojini pak kohë vetes suaj, maskë fytyre në kushtet e shtëpisë

Foto ilustruese

Fytyra e pastër është tregues i një shëndeti të mirë, të kujdesit të mirë të vetes suaj, por edhe të qenit më komfort. E për këtë, disa herë pas lodhjeve gjatë ditës na duhen disa maska efikase që mund t’i bëjmë fare lehtë në kushte shtëpie. Pa kosto dhe shumë të kuptueshme, mjafton vetëm pak relaks!

1.Maska me kafe

Përgatitja: Maskë e thjeshtë dhe vetëm me dy përbërës. Një lugë kafe turke dhe një lugë vaj ulliri. I përziejmë bashkë dy përbërësit deri derisa të arrihet një masë homogjene.

Si t'a përdorim: Masën e përgatitur e aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë rreth 15 deri 20 minuta me pas e lajmë fytyrën me ujë të vakët. Kokrrat e kafes do ju ndihmojnë të pastroni lëkuren e fytyrës tuaj nga qelizat e vdekura, gjithashtu do t’iu sigurojnë një efekt antirrudhë falë përmbajtjes së lartë me antioksidues, ndërsa vaji i ullirit ju ndihmon ne mbylljen e poreve.

2.Maska me sodë, mjaltë dhe lëng limoni

Përgatitja: Një lugë kafë mjaltë një lugë çaj limoni dhe një lugë çaji sodë buke. I përzjemë tre përbërësit deri sa të arrihet një masë homogjene.

Si t'a përdorim: Masën e përgatitur e aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë 30 min, maska fillimisht do t’ju djegë pak, por është normale në qoftë se djegia vazhdon për më shumë se 5 min, lajeni fytyrën menjëherë. Për çfarë shërben kjo maskë? Soda e bukës ndihmon në mbylljen e poreve dhe pastron thellë lëkuren nga yndyrat e panevojshme . Lëngu i limonit zbut dhe pastron lëkurën nga qelizat e vdekura gjithashtu ka efekt antibakterial. Mjalti pastron hidraton dhe ushqen lëkuren dhe parandalon çarjet e lëkurës.

3.Maskë me kastravec për fytyrë të thatë

Përgatitja: ½ kastravec dhe 1 lugë gjelle kos. I përzjemë përbërësit si një pure.

Si t'a përdorim: Lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë dhe me pas aplikojmë masën e përgatitur ne fytyrë. E mbajmë për 10 deri në 15 minuta me pas e lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë. Në fund aplikojmë një pik vaj ulliri për të hidratuar fytyrën. Kjo maskë do t'ju ndihmojë të keni fytyrë të hidratuar, të qetësuar. Kastraveci i kombinuar me kos do ta bëjë lëkurën tuaj përsëri të butë dhe të lëmuar.

 4.Maskë me portokall për lëkurë të shndritshme

Përgatitja: 1 lugë e bluar lëkurë portokalli dhe dy lugë kos. Përziejini mirë ingredientët për katër minuta dhe maska është gati. Si ta përdorim: Masën e përgatitur e vendosim ne fytyrë dhe e mbajmë 20 minuta . Nga kjo maskë do të fitoni një lëkure të pastër dhe të freskëte.  

5. Maskë për fytyrë me njolla

Përgatitja: 1 patate dhe ½ karotë, i miksojmë ingredientët në blendër deri sa të arrihet një masë homogjene.

Si ta përdorim: Masën e përgatitur e aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë rreth 20 ose 25 minuta me pas e lajmë fytyrën si normalisht. Maskat që shpjeguam më lart mund t’i përdorim dy deri tre herë në javë dhe do të shihni që rezultatet do të jenë fantastike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja