"Kuti" online për denoncimin
e korrupsionit në zyrat e shtetit

e korrupsionit në zyrat e shtetit">
TIRANE - Çdo qytetar i cili has vonesa ligjore nga shërbimi i institucioneve të shtetit nga sot do të ketë mundësinë t’ia adresojë ankesat vetë kryeministrit apo krerëve të dikastereve përkatëse të qeverisë. Kjo do të realizohet përmes nismës më të re “Kutia e Shërbimeve Publike”, një aplikim i veçantë online në faqet në Facebok të ministrive dhe Kryeministrit, ku çdo personi i jepet mundësia të ankohet kundër shkeljeve që mund të hasë në marrjen e shërbimeve në polici, gjykata apo institucione të tjera.
 
Përmes plotësimit të formularit me të dhënat personale apo edhe me dokumente që faktojnë mungesën e shërbimit në zyrat e shtetit, kushdo mund t’i “ankohet” në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kryeministrit dhe ministrave.
 
Kreu i qeverisë Edi Rama e ka konkretizuar i pari hapjen e “Kutisë së Shërbimeve Publike” online për qytetarët në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku i ka kushtuar një hapësirë të posaçme këtij shërbimi.
 
“Sot po Ju vë në dispozicion KUTINE E SHERBIMEVE PUBLIKE, ku cilido mund të regjistrojë ankesën për një shërbim të vonuar jashtë afatit ligjor. Kjo kuti është një mundësi e re që, së bashku, të punojmë me këmbëngulje për të rritur cilësinë e shërbimeve të shtetit ndaj publikut. Mos ngurroni të më bëni drejtëpërdrejtë me dije problemet tuaja me zyrat e shtetit”.

Klikoni linkun per te shkuar ne "Kutine e Sherbimeve Publike"
 
Duke shprehur konstatimin se shteti jonë gjendet ende larg shërbimit në cilësinë e duhur për qytetarët, Rama beson se denoncimi i njerëzve të korruptuar në zyrat e shtetit do të jetë një hap pozitiv për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
 
Jam i vetëdijshëm që jemi ende larg shtetit që shërben në afatin e duhur dhe me dinjitetin e cilësinë e duhur. Por jam po ashtu shumë i bindur që, duke ndihmuar njëri - tjetrin, në luftën me zvarritës të paaftë apo të paturp e të korruptuar, të cilët nuk mungojne e Ju bëhen nganjëherë pengesë e pakalueshme në sportelet e zyrat e shtetit, do të bëjmë një punë të vyer në rrugën e ndërtimit të Shqipërise moderne europiane
 
 Edi”
 
Kreu i qeverisë e lancoi këtë nismë në shënimin e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ndërsa inauguroi në Vlorë Zyrën e Shërbimit Unik në Policinë e qytetit bregdetar.

rama kutia e sherbimeve


Peleshi: Presioni i zërit qytetar dhe modernizimi rrit cilësinë e shërbimeve
Kutia e Shërbimeve publike, u prezantua sot edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për përmirësimin e zyrave shtetërore dhe luftimin e korrupsionit. Ai tha se përmes presionit nga ngritja e zërit qytetar dhe  modernizimit do të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimeve publike. Kjo nismë, tha Peleshi vjen pararend reformës së qeverisë në shërbimet publike që do të eci paralel edhe me rritjen e etikës së zyrtarëve e punonjësve dhe transparencën.

“Për ne, përmirësimi dhe modernizimi i shërbimeve publike është një prioritet. Ne jemi të vetëdijshëm se zvarritjet, paaftësia dhe korrupsioni që sigurisht nuk janë zhdukur do të mund të luftohen nëpërmjet modernizimit dhe inovacionit të shërbimeve publike. Kutia e shërbimeve publike është një aplikacion që vetëm pararend  reformën e shërbimeve publike që është duke u projektuar dhe do të fillojë të aplikohet dhe të implementohet në të gjithë zyrat e shtetit. Përtej modernizimit, ne kemi gjithashtu nevojë edhe për bashkëpunimin e qytetarëve. Ne kemi nevojë për qytetarë aktivë , kemi nevojë për qytetarë që nuk pajtohen me mentalitetin  e vjetruar të zyrave të shtetit në shumë raste. Ne jemi të vendosur të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve publike, por këtë nuk mund ta bëjmë të vetëm.

niko peleshi

Ndaj ju ftojmë të bashkëpunoni me ne. Ju ftojmë të përdorni këtë instrument të ri, këtë aplikacion të ri, kutinë e shërbimeve publike si një mundësi për të ushtruar presionin e nevojshëm pozitiv, duke rritur transparencën, duke zbuluar për mirë apo për keq çdo rast të një reagimi jo të përshtatshëm, të  një zyrtari, apo një zyre, apo një institucioni të shtetit, sepse në këtë mënyrë duke bashkëpunuar, nga njëra anë përmes modernizimit dhe nga ana tjetër përmes presionit që vjen nga ngritja e zëri qytetar, nga  qytetarët tanë aktivë, ne do të mund  të modernizojmë por dhe të rritim cilësisht shërbimet publike. Reformat e qeverisë shqiptare natyrisht do të shkojnë paralel me rritjen  e etikës së  zyrtarëve tanë apo të punonjësve të çdo institucioni, do të shkojnë paralel me rritjen  e transparencës, si dhe të cilësisë së ofrimit të një shërbimi”
, deklaroi Peleshi në një konferencë për mediat nga Kryeministria.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore