Kutia e zezë e avionit, anijet e
kërkimit marrin edhe një sinjal

MALAJZI- Ekipet e kërkimit të aeroplanit të zhdukur malajzian kanë marrë edhe një sinjal nga mjeti lokalizues që mund të ketë përputhje me kutin e zezë.

Pas dy sinjaleve të para por ende  të paidentifikuara, një anije australiane ka dëgjuar sërish sinjale dje në mbrëmje, ka thënë shefi i kërkimit.

Sinjalet të dëgjuara më parë janë analizuar nga ekspertët për të cilat janë shprehur se ata ishin të lidhura me një “pajisje të veçantë elektronike”.

Ekipet e kërkimit janë garë me kohën për të gjetur sinjale nga regjistruesi i fluturimit para se bateritë e tyre të përfundojë pas rreth një muaj. 

Aeroplani është zhdukur më 8 mars me 239 njerëz në bord. Pavarisht kërkimeve intensive nga shumë vende, zhdukja e avionit vijon të jetë mister.

Zyrtarët e Malajzisë thonë se bazuar në të dhënat satelitore avioni ka përfunduar në jug të Oqeanit Indian.

"Unë besoj se ne jemi në kërkim në zonën e duhur", ka thënë shefi i agjensisë së fluturimit, Marshall Angus Houston.

“Po ne kemi nevojë për të identifikuar objektet që janë gjetur deri tani për të konfirmuar nëse ky është vendi ku ka rënë aeroplani mbrëmjen e 8 marsit”, vijon ai.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet