TIRANE- Pasi u kyçën për 13 orë, kutitë e votimit për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike nxorën 150 fituesit të përzgjedhur nga rreth 5 mijë delegat. Ndonëse numërimi përfundoi rreth orës 7 të mëngjesit të ditës së djeshme kutitë që mbanin në brendësi votat e delegatëve të Partisë Demokratike u kyçën brenda në seli duke mos publikuar listën e fituesve deri në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Zëdhënësja e re e Partisë Demokratike doli në konferencën e saj të parë për mediat ku publikoi 150 kandidatët për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
/Shqiptarja.com








