Kuvajti shpreh interes për të
importuar ujë nga Shqipëria

Kuvajti shpreh interes për të<br />importuar ujë nga Shqipëria
Kuvajti mund të jetë i interesuar për të importuar ujë të pijshëm nga Shqipëria.

Këtë e bëri të dituar sot Ali Saleh Al-Omair, ministri kuvajtian i Bujqësisë, pas një takimi me ministrin Edmond Panari.

”Do të mbështesim eksportin e ujit të pijshëm shqiptar", tha Al-Omair gjatë një konference të përbashkët me ministrin shqiptar të Bujqësisë, Edmond Panari.

Ky i fundit deklaroi se ka kërkuar mbështetje nga Kuvajti për praninë e investitoreve. Gjithashtu, Panariti pohoi se i ka kërkuar ndihmë Kuvajtit edhe për pastrimin e kanaleve kulluese.

Shqipëria dhe Kuvajti nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, mbrojtjen e bimëve, sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe peshkimit. Më konkretisht, bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kuvajtit në fushat e lartpërmendura do të konsistojë në shkëmbimin e kërkimeve dhe eksperimenteve bujqësore në lidhje me rritjen e prodhimit, kultivimit të peshkut, investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, trajnimeve të stafit në fushën e prodhimit bimor, sigurisë ushqimore, prodhimit blegtoral dhe rritjen e eksport-importeve për produktet bujqësore dhe agroindustriale.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë