Në seancën e sotme Kuvendi miratoi me 126 vota pro ligjin për aministinë. Si PD dhe PS votuan pro pr/ligjit. Kuvendi rrëzoi me 65 pro dhe 60 kundër nismëm e PS-së për ngritjen e komisionit hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes.
BERISHA: PAS FOTOS SE RAMES ME KERRIÇIN, FJALORI I RUÇIT S'ME HABIT
Ora 12: 20 Në replikë Berisha u përgjigj se deklarata e Ruçit për pamundësinë e zhvillimit të një mocioni besimi për këshilltarët e qarkut të Fierit është gënjeshtër. "Nuk është për tu habitur fjalori i Ruçit pas fotos me kërriç që nxorri kryetari i tij. Unë dua tu them qytetarëve shqiptar se kjo që thotë Ruçi është gënjeshtër banale, sepse neni 32 i qeverisjes vendore i njeh Këshillave të komunave të bashkisë të drejtën për dhënien dhe heqjen e mandatit të këshilltarëve të këshillave të qarkut. Ky nen autorizon këshillat e bashkive dhe komunave për tu dhënë dhe hequr mandatit, anëtarëve të këshillave dhe komunave. Neni 52 përcakton mënyrën e ndërtimit të këshillave të qarkut. Përveç kësaj ka një vendim të gjykatave në çdo shkallë, i cili lë në fuqi kryetarin aktual dhe aktet ligjore të firmosura prej tij, gjersa çështja të shqyrtohet në themel. Është e lehtë të shfrytëzosh platformën për të dezinformuar qytetarët. Po të njëjtat këshilla kanë votuar për së dyti këshilltarë të tjerë dhe se nuk ka gjykatë në botë që mund t’i heq këshillit atributin e dhënies dhe heqjes së mandatit për këshillin e qarkut. Këshillat kanë zbatuar vedimet e gjykatave dhe kanë votuar pas këtij vendimi në përputhje me ligjin. Pse thua t’i votojmë prap? Vetëm në interesin tuaj për të bllokuar. Mos bllokoni Shqipërinë për një procedure, e cila s’ka të bëjë me asgjë tjetër përveçse me sedrën personale. Ju jeni të gabuar sepse statusi nuk është atribut për mua, por është në përfitim të do çdo qytetari, nëse mendoni se duke bllokuar statusin do dëmtoni Berishën, më shumë se këdo tjetër dëmtoni veten tuaj e çdo qytetar. Ju ftoj ta shqyrtoni më gjakftohtësisht këtë problem."
RUCI: BERISHA, JE KOKRRA E MASHTRUESIT
Ora 12: 10 "Ofroni një zgjidhje politike për Fierin, për të cilën nuk keni argumenta. Sipas legjislacionit shqiptar dhe të çdo vendi demokratik, hyn në liritë dhe të drejtat e të zgjedhurve se nuk ka mocion për të zgjedhur. Këtë që ofroni si ofertë pikërisht këtë keni bërë, se pikërisht qarkun e Fierit e fitoi PS. Ju e dini shumë mirë se sipas ligjit mandatet ratifikohen në radhë të parë nga prefektët, që është përfaqësuesi juaj, dhe është ai që ia çon kryetarit të Bashkisë, e cila thërret dhe anëtarët e Këshillit të qarkut... Këmbëngulja jonë nuk ka lidhje me Fierin, por raportin që keni ju me Kushtetutën, sistemin e Drejtësisë. Nuk është ofertë dhe s’ka marrëveshje politike për të shkelur ligjin e Kushtetutën.
Në të gjitha vendet ku ju kam ndjekur kam pyetur, bëni budallain, apo jeni budalla. Por ju nuk jeni budalla as keni pse bëni budallain. Por një gjë është e sigurt, vetëm argumenta nuk keni. Sepse së pari, me legjislacionin e çdo vendi demokratik hyn në liritë dhe të drejtat që s’ka mocion për të zgjedhur. Dhe rasti që more edhe për zotin Paulin, hyn në liritë dhe të drejtat e të zgjedhurit dhe s’mund t’i bësh mocion. Këtë keni bërë pasi qarkun e Fierit e fitoi PS. Nuk je budalla, je kokrra e mashtruesit."- tha kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit.
BERISHA THIRRJE RAMES: HAJDE TE VOTOJME LIGJET
Ora 12: 00 Berisha i bëri thirrje Ramës për tu bashkuar këtë muaj për interesat e kombit, dhe të votojë ligjet. "I bëj thirrje Ramës, meqë nuk mund të festojmë 100 vjetorin tjetër të paktën këtë muaj të bashkohemi. (dëgjohen zëra në sallë) Antioksidantët mund të sjellin mundësira por prapë se prapë nuk mund të them..(qesh).. Le të na frymëzojë ky muaj dhe të votojmë këto ligje.Të na bashkojnë interesat madhore “- tha Berisha.
TOPALLI I NDERPRET FJALEN OKETES
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i ndërpret fjalën Gazmend Oketës i cili sapo kishte nisur të fliste për vdekjen e ish grevistit Lirak Bejko, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rëndatë shkaktuara nga akti i vetëdjegies më 10 tetor, akt ky në shenjë proteste ndaj heshtjes së qeverisë shqiptare kundrejt kërkesave të kësaj shtrese.
Në momentin kur Oketa deklaroi që aktualiteti nuk mund të injohorohet. Dje u varros Lirak Bejko.. ndërhyri Topalli duke i ndërprerë fjalën dhe duke thënë “Jeni jashtë rregullores..Bëni mirë të mësoni rregulloren” Per me teper klikoni ketu per debatin Topalli- Oketa
MIRATOHET AMNISTIA E TE BURGOSURVE
Ne oren 13: 50 Kuvendi hodhi në votim dhe miratoi me 126 vota pro ligjin për aministinë. Si PD dhe PS votuan pro pr/ligjit. Ndërkohë që dje opozita ngriti në Komisionin e Ligjeve dyshimin se nga amnistia e propozuar nga qeveria do të mund të përfitonin edhe të akuzuar të tragjendisë së Gërdecit, gjë që u kundërshtua nga përfaqësuesja e qeverisë.
Shkak për këtë ishte bërë dyshimi i opozitës përsa i përket zgjerimit të përfitimit të amnistisë edhe lidhur me disa nene të Kodit Penal Ushtarak, të cilat preknin drejtëpërdrejtë të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Shqetësimin e ngriti opozita duke iu referur Kodit Penal Ushtarak ku përkatësisht në nenet 161 si dhe 70/2 Ushtarak që bën fjalë për "Shpërdorimin e detyrës nga personeli ushtarak" si dhe për veprën e palogosjes me dashje. Mazhoranca kundërshtoi këtë qëndrim të perërë, pasi sipas saj nuk është dhënë asnjë vendim i formës së prerë nga ana e gjykatave lidhur me të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Dy partitë në komisonin e Ligjeve rrëzuan propozimin e deputetit të majtë Tom Doshi që në amnisti të përfshiheshin për të gjithë të burgosurit një ulje dënimi deri në 2 vite. Edhe pse parimisht palët ishin dakort përsa i përketë çëshjtes morale të këtj propozimi, ata e kundërshtuan duke thënë se nuk është ky objekt i këtij ligji. Ndërkohë që edhe shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit i është drejtuar me një peticion Kuvendit, për të vlerësuar me kujdes me amnistinë që qeveria po jep.
3 PR/LIGJET NE KUVEND
Në rend të ditës ishin përfshirë dhe 3 pr/ligjet e kërkuara nga KE si kusht për dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE. Pr/ligji për Gjykatën e Lartë, Nëpunësi Civil dhe Reforma Parlamentare kërkojnë 3/5 e votave dhe vazhdojnë të jenë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Topalli përsëriti apelin drejtuar opozitës të votojnë pr/ligjet. Ju lutem votoni pr/ligjet. Nuk ka lidhje Fieri me Brukselin.... Si të doni veçse njollë e madhe do të jetë në 100 vjetorin të mos votojmë për Europën. Ju qofshi
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)