/ATSH/- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot Projektligjin "Për një ndryshim në ligjin nr. 9867, dt. 31.1.2008, "Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të faunës dhe florës së egër", të ndryshuar".
Sipas relacionit që shoqëron ketë projektligj, qëllimi i tij është të sigurojë një përputhje të plotë të dispozitave të konventës CITES "Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër" me legjislacionin kombëtar. Ndryshimi i propozuar ka si qëllim të korrigjojë një gabim në zbardhjen e tekstit të ligjit nr.9867, datë 31.1.2008, "Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të tregtimit ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër", të ndryshuar.
Pr.ligji parashikon Ministrinë si institucioni qendror përgjegjës për zbatimin e kërkesave të konventës, të dispozitave të këtij ligji e të akteve nënligjore në zbatim të tij.
/Shqiptarja.com