KALON DEKRETI PER ARTAN ZENELIN
Me votim të hapur (jo elektronik) me kartona, 117 deputetë votuan por emërimit të Zenelit në Gjykatën e Lartë. Kundër votuan Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Erjon Breçe nga PS, ndërsa deputetë Pandeli Majko, Marko Bello dhe Ermonela Felaj abstenuan. Në Komisionin e Ligjeve Zeneli kaloi me votat e mazhorancës, ndërsa opozita abstenoi. Vetëm deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj votoi kundër kandidaturës së tij.
KALON PR/LIGJI PER KONFERENCEN GJYQESORE
Miratohet me 128 vota pro pr/.ligji për konferencën gjyqësore . Miratohen me 127 vota prodhe ndryshimet e pr/ligjit për sigurimin e depozitave bankare.
PD DOREZON NDRYSHIMET KUSHTETUESE
Në fillim të seancës Zonja Topalli njoftoi nismën e PD-së për një pr/ligj për disa ndryshime të kushtetutës së Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi kërkoi të shpërndahet nisma e PD të gjithë deputetëve dhe të përfshihet në programin e punës. Nga ana e saj Topalli tha se do të ndiçen të gjitha procedurat.
Kjo është seanca e fundit parlamentare për këtë sesion ndërsa ajo e 6 gushtit kur do të hidhet për votim ndryshimet në Kushtetutë për heqjen e imunitetit është konsideruar si seancë e jashtëzakonshme.
(sg/shqiptarja.com)