Kuvend, kalon ligji për Policinë e 
shtetit, Doshi s’merr pjesë në votim

Kuvend, kalon ligji për Policinë e <br />shtetit, Doshi s’merr pjesë në votim
TIRANE- Deputetët e mazhorancës kanë gjetur dakordësinë me njëri-tjetrin dhe kanë votuar ligjin për policinë. Konsultat e bëra mëngjesin e djeshëm mes deputetëve të komisionit të ligjeve dhe sigurisë, qëndroi me të njëjtin vendim për të mos e shkrirë Gardën e Republikës. Konfliktet e shkaktura në komisione për këtë çështje nuk janë reflektuar dje gjatë debateve në Kuvend. Edhe deputetët që kanë shprehur kundërshti të forta për ligjin e ri për Policinë, dje kanë kërkuar që kolegët e tyre që ligji të kalojë.

Deputeti Tom Doshi që ka shprehur rezervat më të mëdha për projektligjin e Policisë dhe sidomos për ministrin Tahiri, mungoi dje gjatë momentit të votimit. Gjatë kohës në të cilën është bërë votimi për Policinë e Shtetit në votim nuk ka qenë i pranishëm edhe deputeti socialist Bashkim Fino. Rikthimi i dy socialistëve në votim erdhi pasi vetë kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi u kujdes për t’i risjellë në sallë deputetët. Ndërkohë që deputi i LSI, Luan Rama kërkoi shpjegime nga ministri Tahiri për heqjen e gradës “nëninspektor” dhe “kryeinspektor” si grada në Policinë e Shtetit. Deputeti i LSI, rezervat e tij i tij për gradat në polici e ka shprehur edhe në Komisionin e Sigurisë. Ministri Tahiri shpjegoi se çështja e gradave nuk do të jetë problem në Policinë e Shtetit për shkak se ligj nuk janë parashikuar kufizime për kalimin në grada.

Ministri iu referua aksionit në Lazarat si tregues i mundësive që ekzistojnë në Polici nëse ekziston vullneti politik. Tahiri theksoi se arsimi për çdo efektiv do të jetë prioritar në mënyrë që të ndërtohet një polici që është në shërbim të komunitetit. Deputeti Pjerin Ndreu e vuri theksin te keqtrajtimi që i është bërë policisë në gjithë këto vite nga ana infrastrukturore dhe çështja e pagave. Ndreu kërkoj që Policia ndryshe nga vitet e shkuara të mos thyhet përball çdo personi të veshur me pushtet dhe të mbështetur politikisht. Votimi i variantit të ardhur nga Komisioni i Sigurisë për të mos e shkrirë gardën e republikës i ka dhënë fund debateve për këtë institucion. Votën pro në ligjin për Policinë e Shtetit e dhanë edhe deputetët e PDIU-së. 

Kuvendi miraton ligjin për KLD dhe Kodin Doganor
Në seancën e fundit parlamentare, mazhoranca miratoi me shumicë të cilësuar votash disa projektligje që lidhen me reformën në drejtësi. Projekligji për disa ndryshime në KLD kaloi me 84 vota pro. Me të njëjtën numër votash janë votuar edhe ligjet që lidheshin me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe për organizmin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative.

Ndërkohë Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë u miratua me 89 vota. Këto ligje vinin të mbartura që nga seanca e fundit plenare ku për shkak të mungesës së 5 deputetëve të mazhorancës, ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar nuk u miratuan. Gjithashtu në seancën e djeshme është miratuar edhe projektligji për miratimin e stategjisë kombëtare, për sigurimet shoqërore, për barnat dhe shërbimin farmaceutik dhe bypass-in e Vlorës.   

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë