Kuvend-Miratohen ligje me rëndësi ekonomike dhe sociale

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e sotme plenare disa projektligje me rëndësi në fushën sociale dhe ekonomike. Me 75 vota deputetët e maxhorancës miratuan pr/ligjin "Për sigurinë dhe shëndetin në punë", pr/ligjin "Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis" dhe me 77 vota pr/ligjin "Për Urdhrin e Punonjësve Socialë".
Me 79 vota u miratuan dhe ratifikimi i dy marrëveshjeve të ndryshuara, ajo mes palës shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrjen në financimin e projektit të rindërtimit të rrugëve dytësore dhe lokale, si për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjithashtu, parlamenti miratoi sot dhe vendimin për strukturën, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës së komisionerit për mbikëqyrjen e shërbimit civil, si dhe vendimin për përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Sipas këtij vendimi, pesë anëtarët me të cilët maxhoranca do të përfaqësohet në komision janë: Fatmir Xhafaj (kryetar), Armando Subashi, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe Spartak Braho, anëtarë. Ndërkohë, që opozita nuk ka sjellë emrat e saj, me të cilët do të përfaqësohet në këtë komision.
Interpelancë e parashikuar sot me Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, e kërkuar nga deputeti Piro Kapurani, u shty për javën e ardhshme. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës