Kuvend, miratohet Kodi Zgjedhor
Merita Bejtja Inspektorja e re e BSH

Kuvend, miratohet Kodi Zgjedhor<br />Merita Bejtja Inspektorja e re e BSH
Është përmbyllur me votimin e të gjithë projektligjeve të parashikuar në rendin e ditës për seancën e sotme në Kuvend, ku ndër më të rëndësishmet ishin ndryshimet për Kodin Zgjedhor dhe ai i Kodit Doganor. Në seancën e sotme është zgjedhur edhe Inspektorja e re e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë.  

Kështu, Kuvendi miratoi me 86 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Projektligji, që u kundërshtua nga opozita, parashikon heqjen e termit ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’, ndërsa e përcakton si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore për çdo projekt.  Për këtë ndryshim, Eduard Halimi ka shprehur qëndrimin kundër të opozitës duke e cilësuar qëndrimin e mazhorancës sot si një retorikë boshe. 

Në seancën e sotme është zgjedhur edhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë.  Merita Bejtja duke marrë 83 vota pro, 22 kundër dhe 1 abstenim është zgjedhur Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, duke dalë fituese përballë kandidaturës tjetër, Everst Pusta i cili mori 22 vota pro, 69 kundër, 13 abstenim.

Gjithashtu në Kuvend ka marrë votat e mjaftueshme, 87 pro edhe 20 kundër, edhe amendamenti i propozuar nga Aleanca e Grave Deputete i cili ka të bëjë me refuzimin e listës së partive për kandidatët e Këshillit vendor në rastet kur nuk përmbushin kriterin gjinor 50 me 50.

Një tjetër projektligj i lidhur me qeverisjen vendore që është miratuar ditën e sotme ka qenë edhe ai për qeverisjen vendore, 85 pro, 25 kundër.
 
Pothuajse me të njëjtat vota është miratuar edhe ratifikimi i marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe BERZH, si Administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-I, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të aksionarëve, për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri duke marrë 84 vota pro, 19 kundër.
 
I vetmi projektligj që ka marrë konsensusin e të dyja palëve mbrëmjen e sotme ka qenë ai për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Rumanisë, për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar duke kaluar me 106 vota.


Shtyhet votimi për zgjatjen e Komisionit Hetimor për emërimet në administratë
Me kërkesë të nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, është shtyrë për në seancën e radhës kërkesa për të shtyrë afatin e Komisionit Hetimor për emërimet në administratë.

Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi edhe pse shprehu dakordësinë për shtyrjen e afateve, shprehu pakënaqësinë për mos zhvillimin e mbledhjeve të këtij komisioni dhe për evitimin e mazhiorancës për këtë kërkesë.
 
“E shtymë këtë komision, në tre muaj u mblodh 2 herë. Këtë Kërkesë duhet ta sillte vetë komisioni, por nuk mblidhet që ta sillte. Është kërkuar nga PD, minimumi duhet të kërkoni konsensus nga Mazhoranca. Për Rend dite është kërkuar dakordësia dhe e kam dhënë, por duhet të jemi seriozë.”- tha Gramoz Ruçi.
 
Ndërkohë që Eduard halimi kërkoi që Ky komision të mos bllokohej më dhe ministritë të dërgonin dokumentacionin e kërkuar.
 
Pretendimi i Halimit është rrëzuar nga Balla i cili theksoi se janë depozituar  37.000 faqe material nga të gjitha ministritë dhe i vetmi institucion i cili nuk ka dërguar dokumentacionin e kërkuar është Bashkia Tiranë. Pas kësaj Balla ka kërkuar edhe shtyrjen e votimit për seancën e radhës në mënyrë që kërkesë për shtyrjen e afateve të vijë sipas rregullores e firmosur nga të dyja palët.  

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS