Kuvend-Rama:97% e shqiptarëve kanë përfituar nga ulja e taksave

/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se nga ulja e taksave vitin e fundit kanë përfituar 97 për qind e shqiptarëve. Ndërsa parlamenti pritet të miratojë sot në tërësi pr/buxhetin 2015, kryeministri iu përgjigj akuzave për rritje taksash nga ana e qeverisë.

"Ka një ngulmim propagandistik se në Shqipëri po rriten taksat, por në Shqipëri është viti i parë, që 97 për qind e shqiptarëve kanë përfituar nga ulja e taksave, krahasuar me shumë vite të shkuara që kur hyri në fuqi taksa famëkeqe e sheshtë, mbi të ardhurat personale. Nga kjo ulje taksash një polic ka përfituar 262 mijë lekë më shumë se sa nën qeverisjen e mëparshme; një mjek ka përfituar 238 mijë lekë më shumë; infermier 313 mijë lekë më shumë; një mësues 265 mijë lekë më shumë, ndërsa një punonjës administrate ka përfituar 257 mijë lekë më shumë se sa nën qeverisjen e shkuar", deklaroi Rama sot në Kuvend.
Ky është bilanci i vitit të parë nga ulja e taksave, nga ku përfitimi i drejtëpërdrejtë i ekonomisë familjare ka qënë në këto terma, tha Rama. Ai theksoi se thirrjet për të rikthyer taksën e sheshtë janë thirrje për t'iu hequr nga xhepi këto para që ata i kanë përfituar përmes taksimit të ndershëm.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A