Kuvend, Rama: Druri i ligjit në
kokë! Basha: Shqiptarë çohuni!

Kuvend, Rama: Druri i ligjit në<br />kokë! Basha: Shqiptarë çohuni!<br /><br>
Mocioni për debat në Kuvend i kërkuar nga PD për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB ka përfunduar replika dhe akuza të forta mes Ramës, Bashës dhe Berishës për Reformën në Drejtësi, marrëveshjen e detit dhe çështje të tjera. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se gropa e drejtësisë po hapet dhe druri i ligjit do u bjerë në kokë për të gjitha zullumet që kanë bërë në 8 vite qeverisje. Drejtësia e re do u lidhë duart, tha Rama, ndërsa shtoi se fshesa e Vettingut ka filluar dhe njerëzit e Berishës nga gjykatat po largohen.

Ju e kthyet shtetin shqiptar në një zhele, ju sot jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë dhe dele e zezë për t’u fshehur pas një identiteti tjetër për të mos u kapur. Ju, Sali bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje tradhtie dhe sot jeni gati që ‘deti’ të na marrë të gjithëve nga gropa që po u hapet. Gropa e ndëshkimit të drejtësisë. Ti Sali, je i ditur dhe djallëzuar, por je i trembur, por frika juaj po u tërheq në një rrugë pa rrugë. Druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure popullit. Kanë filluar që të kërcasin arrat dhe nuk e gjeni dot shpëtimin në Jerusalem.

Pse nuk e votoni KLGJ dhe KLP. Hajdeni bëheuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi, por ju nuk keni si votoni sepse nuk mund të votoni me duart tuaja që në fund të një procesi mund t ‘u lidhë duart, keni fshehur dhe mbuluar shumë. Po ju bërtisni sa të doni, KLGJ dhe KLP do të ngrihen sot dhe mbaron filmi me gogla, ne do të votojmë ju jo, dhe ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja. Fshesa e Vettingut ka fillura dhe disa nga të dashtunit e tu në pallatin e drejtësisë po i sheh që po fluturojnë jashtë. Je për t’u admiruar Sali, ke më shumë forcë se këta, por leri bijtë që të luftojnë vetë, se ke plot halle vetë përpara dhe tani e keni të qartë...se edhe marrëveshjen e re të detit e di shumë mirë Saliu, sepse kur të dalë harta e re, ku do të shkojë Saliu, aty do të jetë se divorcin me turpin” deklaroi Rama.

Basha i cilësoi si broçkulla deklaratat e Ramës. Ai u shpreh se Reforma në Drejtësi ka vdekur, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve të çohen per te rrezuar qeverine.  Shqiptarë çohuni dhe opozitën do ta keni në krahë, sikur dolët në shesh, hajdeni futuni në parlament. Detyra e opozitës në këtë Parlament është tërësisht e pamundur. Përtej fjalës gjithçka tjetër është kapur dhe shkatërruar institucionalisht ligjërisht, Kushtetuta është shkelur. E çove Nezar Seitin në Itali, por gojën nuk do t’ia mbyllësh dot. A ka njeri në botë që beson se Tahiri u bë epoka e drogës pa ndihmën tënde, Edi Rama? A ka njeri në botë që të beson? Çdo fjalë që thua këtu të largon nga e sotmja. Si qesh, si gajasesh, çfarë je ti? S’je as shok shkolle me mua, se je 10 vjet më i vjetër. S’ka investime këtu, ajo që po bën në Vlorë është aferë e pastër korruptive. Broçkullat e tua s’i beson dot më as ai që e ke afër. Ti je gati të flesh me djallin dhe ke fjetur me djallin. Nuk ka politikë të jashtme ky vend, politika e vetme e Ramës është investimi i milionave të drogës.

Mashtrimi do vazhdojë, derisa atë që qytetarët bënë në shesh të vijnë ta bëjnë këtu në Parlament. Nuk ka rrugë tjetër. Reforma në Drejtësi është viktimë, mjerë ata bashkëinvestitorë që nuk e shohin. Nuk ka më Reformë në Drejtësi, ajo është për të mbrojtur kriminelët". 
Gjatë debatit, Berisha bëri një lapsus duke ngatërruar votimin në OKB në datë 21 dhjetor me 21 janarin, ndërsa Rama reagoi duke iu përgjigjur se “Çohet Saliu dhe thotë 21 Janari, gjuha shkon atje ku dhemb...”.

Debati sot në Kuvend/ Zhvillimet ore pas ore

Vota në OKB, Kryemadhi: Qëndrimi i Ramës i kushtëzuar nga tutorët
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë debatit në Kuvend për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB deklaroi se vendi ynë nuk duhet të ishte vendosur kundër aleatit strategjik. “Qëndrimi i Ramës ka qenë i kushtëzuar nga tutorët e tij dhe jo në interes kombëtar. Vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme. Shqiptarët i detyrohen shumë SHBA. Nuk duhet të ishim pjesë e votës anti-amerikane” deklaroi Kryemadhi.

Rama: Duan vetëm një vend ku të fshihen, vetëm t’i ikin ëndrrës së keqe që shohin me sy hapur dhe i lë pa gjumë. Prandaj nisen për diku dhe kthehen për diku tjetër. Sot erdhën këtu, ishin nisur për Jeruzalem, befas ndalojnë për Divjakë. Nga Jeruzalemi te karota, nga Palestina te prasi. Hajde guri se po na rrahin. Një gjë po ta them miku im, Lulzim. Unë e di si do shkojë kjo punë, në fund këta do të të rrahin ty, se do iu ngordhë gomari e do iu bien samari. E pastaj, 7 herë 7 bëjnë 42. Në fund këta do të të nxjerrin në rrugë të madhe, se nuk ka stacion tjetër. Stacioni është drejtësia e re, kush jeni e kush jemi ne. 

Basha: Duhej frenuar ky zullum ‘Rama 2’, që për nga vjedhja, bandat, ja kalon ‘Rama 1’. Kjo është arsyeja se pse këtij nuk i bëhet vonë, se në këtë sallë ka ardhur me vullnetin e krimit dhe mund të bëjë si të dojë. Në fund të këtij debatit nuk do të ketë një votë bazuar në interesin kombëtar, por një votë të depersonalizuar, të një grupi njerëzish që zhvasin e vjedhin çdo ditë këtë vend. Si mund të presësh që këta të votojnë rezolutën, kur këta nuk votojnë për tekstet e fëmijëve.

Pashë në Divjakë një gjendje, të cilën po nuk  e pe nga afër vështirë se e beson. Qindra mijëra kuintalë e tonë prodhime të cilësisë së lartë, që fermerët nuk i shesin dot, sepse nuk ia merr askush as me gjysmën e çmimit të prodhimit. E dini vetë ju ku e fusni prasin e karotën. Turp e faqja e zezë. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm, vota kundër rezolutës është një e zezë që i bëhet këtij vendi. Shqipëria eksporton krim, drogë dhe emigracion të paligjshëm.

Lidhur me KLP e KLGJ, donim një kryeprokuror legjitim, që nuk do t’i tundeshin këmbët për të arrestuar Edi Ramën, Saimir Tahirin. Edi Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë, ndaj sot nuk ka hapësirë për konsensus. Në goglat e KLGJ-KLP nuk do të vendosin ‘telefonat’ e sigurimit të shtetit, njerëz të korruptuar, apo që ONM i ka përjashtuar. ‘Dashnori’ i BE dhe SHBA e humb dashurinë për njerëz me integritet në organet e drejtësisë, i ikën gjuha.  Do ta shtyjë edhe për pak, po jo për shumë.

E çove Nezar Seitin në Itali, por gojën nuk do t’ia mbyllësh dot. A ka njeri në botë që beson se Tahiri u bë epoka e drogës pa ndihmën tënde, Edi Rama? A ka njeri në botë që të beson? Çdo fjalë që thua këtu të largon nga e sotmja. Si qesh, si gajasesh, çfarë je ti? S’je as shok shkolle me mua, se je 10 vjet më i vjetër. S’ka investime këtu, ajo që po bën në Vlorë është aferë e pastër korruptive. Broçkullat e tua s’i beson dot më as ai që e ke afër. Ti je gati të flesh me djallin dhe ke fjetur me djallin. Nuk ka politikë të jashtme ky vend, politika e vetme e Ramës është investimi i milionave të drogës.

Mashtrimi do vazhdojë, derisa atë që qytetarët bënë në shesh të vijnë ta bëjnë këtu në Parlament. Nuk ka rrugë tjetër. Reforma në Drejtësi është viktimë, mjerë ata bashkëinvestitorë që nuk e shohin. Nuk ka më Reformë në Drejtësi, ajo është për të mbrojtur kriminelët.

Deti, Rama: Ku do të futet Berisha kur të dalë harta e re? Reagon Berisha
Kryeministri dhe Rama dhe Berisha janë përplasur në Kuvend edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë. Rama akuzoi se Berisha dhe Basha e futën detin në govatë dhe firmosën një marrëveshje tradhtie.  “Ju bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje tradhtie dhe sot jeni gati që ‘deti’ të na marrë të gjithëve nga gropa që po u hapet. Gropa e ndëshkimit të drejtësisë.

Fshesa e Vettingut ka fillura dhe disa nga të dashtunit e tu në pallatin e drejtësisë po i sheh që po fluturojnë jashtë. Je për t’u admiruar, ke më shumë forcë se këta, por laji bijtë që të luftojnë vetë, se ke plot halle vetë përpara dhe tani keni të qartë...se edhe marrëveshjen e re të detit e di shumë mirë Saliu, sepse kur të dalë harta e re, ku do të shkojë Saliu, aty do të jetë se divorcin me turpin... ” deklaroi Rama.

Por Berisha reagoi duke replikuar “Ne si shqiptarë kemi problemet tona, por kemi intelektin. Nuk ka shqiptar që e beson se Greqia për hir tonë shkelmoi interesat e saj kombëtare. Të nxorën rruar pa qeth me atë marrëveshje. Asnjë pëllëmbë nuk do marrë kush nga ky territor” tha ai. Rama kërkoi fjalën për replikë, por Ruçi nuk pranoi.

Rama: Po u hapet gropa e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se gropa e drejtësisë po hapet, ndërsa njerëzit e Berishës në gjykata po dalin jashtë pallatit të drejtësisë. Rama tha se Vettingu nuk do të ndalet, ndërsa ky, sipas tij është halli i opozitës që kërkon sherr dhe tensione. “Sot kërkuat mocion për votën në OKB, nesër mund të kërkoni për kanalin e Panamasë, pasnesër për rritjen e temperaturës në polin e veriut, sepse jeni në hall. Do ishit në gjendje edhe të shpërtheni një luftë nukleare nëse do të kishit gjë në dorë. Shkak është vorbulla e peshës së ankthit këtu, ju keni humbur pushtetin dhe arsyen dhe tani keni humbur gjumin.

E mallkuara Reforma në Drejtësi që e votuat këtu, Vettingu që nuk e ndalët dot dhe partia këtu që nuk e mundët dot iu ka futur në një hall të madh.  Ju e kthyet shtetin shqiptar në një zhele, ju sot jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë dhe dele e zezë për t’u fshehur pas një identiteti tjetër për të mos iu kapur. Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen. Cohet Saliu dhe thotë 21 Janari, gjuha shkon atje ku dhemb. Ju bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje tradhtie dhe sot jeni gati që ‘deti’ të na marrë të gjithëve nga gropa që po u hapet. Gropa e ndëshkimit të drejtësisë.

Ti Sali, je i ditur dhe djallëzuar, por je i trembur, por frika juaj po u tërheq në një rrugë pa rrugë. Druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure popullit. Kanë filluar që të kërcasin arrat dhe nuk e gjeni dot shpëtimin në Jerusalem. Pse nuk e votoni KLGJ dhe KLP. Hajdeni bëheuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi, por ju nuk keni si votoni sepse nuk mund të votoni me duart tuaja që në fund të një procesi mund t ‘u lidhë duart, keni fshehur dhe mbuluar shumë. Po ju bërtisni sa të doni, KLGJ dhe KLP do të ngrihen sot dhe mbaron filmi me gogla, ne do të votojmë ju jo, dhe ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja.

Fshesa e Vettingut ka fillura dhe disa nga të dashtunit e tu në pallatin e drejtësisë po i sheh që po fluturojnë jashtë. Je për t’u admiruar Sali, ke më shumë forcë se këta, por leji bijtë që të luftojnë vetë, se ke plot halle vetë përpara dhe tani e keni të qartë...se edhe marrëveshjen e re të detit e di shumë mirë Saliu, sepse kur të dalë harta e re, ku do të shkojë Saliu, aty do të jetë se divorcin me turpin...Minutat që më mbeten t’i marrë artisti ose Saliu për replikë
” deklaroi Rama.

Vota kundër SHBA, Berisha:  Nuk jeni burra, s’keni fytyrë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka rikthyer kohën e Hoxhës me votimin kundër SHBA në OKB. Ai u shpreh se SHBA e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e hartës së Europës, por qeveria shqiptare votoi kundër. “21 Janari do të hyrë... 21 Dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e zezë, kur bijë e etërve mizorë rikthen në OKB votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve, që e shpëtoi nga zhdukja e hartës së Europës.

Këta mashtrues, që duan të mbrojnë aktin e tyre të shëmtuar, me pafytyrësi absolute gënjejnë shqiptarët. Sapo tha ministri që të gjitha vendet kandidate të BE votuan për rezolutën. Këta nuk kanë fytyrë, por burri është burrë dhe mban përgjegjësi, nuk futet si mi nëpër vrima dhe mashtron qytetarët se nuk ia kërkoi njeri. Në 2012 pata një telefonatë nga Presidenti turk, fillimisht miqësisht dhe pastaj ftohtësish i thashë se nuk bëhei shtesë e Turqisë kundër SHBA. Po të mos ishte SHBA në Lindjen e Mesme do të kishte luftë botërore” u shpreh Berisha.

Ora 11:30 Basha-Bushatit: Dëgjo këtu ti i paaftë, mos këput broçkulla!
Mbani mend këtë fjalë, rrallë herë do keni shansin të shini një mashtrues të pacipë dhe të paaftë nën petkun e ministrit të Jashtëm. Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time, se çfarë i kam thënë Mogherinit. Ju o zullumqarë vutë në gojën e Mogherinit se do hapeshin negociatat me Vettingun. Ja ku jemi sot dhe fjalët e mia kanë dalë. Katër vjet është zhytur Shqipëria keq e më keq. Me kë matet ky? Ky bredh në botë me paratë e shqiptarëve të shajë opozitën. Dëgjo këtu ti i paaftë, mos këput broçkulla këtu, mos këput mufka, torollakërilla. 

Kur nuk i ka bërë koment Saliu asaj strategjie, që është i vetmi që ka kuptuar çfarë po ndodh me detin, dhe që leximi i Shekspirit po i ngjallet e ringjallet çdo ditë, asnjë tjetër s’e ka lexuar. Juve po ju vjen turp dhe nga qëndrimet që keni mbajtur në qeveri, ju doni të ndryshoni dhe qeverinë.

Jeni e para opozitë në botë, në rruzullin tokësorë, gënjeshtarë të pashembullt. Ju po i bëni një shërbim shumë të keq jo thjesht opozitës, por vendit, imazhit të vendit duke stisur tema debati që nuk janë të tilla. Në OKB përfaqësohet Shqipëria dhe shqiptarët, jo Edi Rama. 
Kur pashë firmat e ish-ministrave të Jashtëm thashë ‘ose këta njerëz nuk e dinë çfarë kanë firmosur, ose nuk e njohin turpin’.

Ora 11:10 Klajda Gjosha: Vota kundër në OKB, votë kundër Kosovës
E para Shqipëria nuk mund të jetë kurrë mosmirënjohëse ndaj aleatit strategjik. Vota kundër SHBA është votë kundër Kosovës. Një individ i vetëm nuk mund të flasë në emër të shtetit shqiptar. Shqipëria nuk është as Gjermania, as Franca për të luajtur një politik të jashtme arrogante. Reflektimi sa më i shpejtë i këtij vendimi të gabuar, qeveria të rishikojë menjëherë votën, të deklarojë një vendim jo miratues ndaj rezolutës dhe të vërë në dijeni Kuvendin.

Strategjia e BE- Vlerësoj vëmendjen që BE po rikthen ndaj procesit të zgjerimit, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Doja të tërhiqja vëmendjen e qeverisë do të bënte mirë të plotësonte kushtet e kërkuara. Dokumenti shpreh pasigurinë për plotësimin e kritereve nga Shqipëria.

Reforma në administratën publike, sot është kthyer në makth. Mania për të pasur tepsinë për vete ka kthyer në kaos administratën. Reforma në Drejtësi-Priten rezultate konkrete, të vetmet arritje sot janë zgjedhja e Kryeprokurores pa Vetting, KLP-KLGJ me kandidatë fiktivë, kandidatë të ish-sigurimit dhe kundër opinionit të ONM. 

Ora 11:00 Ruçi iu ndryshon radhën e fjalës,Spaho-Vasili:Qëndro strikt
Drejtuesi i seancës, Gramoz Ruçi, bëri disa ndryshime në listën që iu ishte paraqitur deputetëve, duke i dhënë fjalën të parës opozitës, ndonëse ishte parashikuar mazhoranca. Kjo nuk është pritur mirë nga opozita, ku krerët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho i PD dhe Petrit Vasili i LSI, kanë kërkuar të zbatohet rregullorja.

Debatet:
Spaho: Kam listën këtu, i pari është Edi Rama, duhet të vazhdoni me këtë listë. Shpjegoni veprimin e qeverisë për votën në OKB, pastaj do flasë opozita. Filloni me mazhorancën.

Ruçi: Është e vërtetë që keni një listë para, janë bërë dy ndryshime, siç thoni. Unë respektova rregulloren që ju si kërkues të mocionit për debat ta merrni fjalën të parët. Jeni dy grupe parlamentare që keni bërë kërkesën.

Spaho: Ua shpjegova që në këtë çështje ka një lidhje shkak-pasojë. Ju nuk doni t’i qëndroni, kështu që dhe ne do ta vazhdojmë me Genc Pollon.

Vasili: Gjërat duhet të ndahen në fillim, jo në sallë. Nëse ka siklet dhe nuk flet qeveria e para, nuk mund ta ndajmë në sallë. Ne lëvizim sipas rregullores, që ju i keni qëndruar strikt. Të vazhdojmë sipas radhës.

Ruçi: Kërkues të mocionit jeni ju, ndaj ju jepet fjala të parët. S’ka improvizime këtu. Është detyrë e drejtuesit të seancës të bëjë renditjen e folësve.

Vasili: Nuk dua të futem në këtë lloj debati, unë thashë me mirëkuptim të ecim në këtë drejtim.

Ruçi: Sot e mora vesh që ata që kanë nënshkruar mocionin s’kanë asnjë pretendim.

Ora 10:10 Gjonaj:Doni sherr! PD: Do të padisim,rrugë e mbarë te 313
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, interpelancë për ekstradimin e financierit të grupit 'Habilaj' për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

d.b.d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha