Kuvend, Rama-opozitës: Jeni
me trafikantët apo kundër drogës

Kuvend, Rama-opozitës: Jeni<br />me trafikantët apo kundër drogës
TIRANE –  Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka mohuar akuzat e opozitës lidhur me situatën në vend, trafikun e drogës, tritolin dhe aksidentet. Kryeministri Rama tha se vetëm gjatë muajit prill të 2014 janë sekuestruar 5.1 ton marijuanë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë kapur 1.1 ton. Sipas kryeministrit, opozita duhet të shprehë hapur qëndrimin e saj nëse “jeni kultivuesit apo kundër drogës? Jeni me Dashon apo me policinë?”.

Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për dy pika me shumë interes për opozitën: të parën, zgjedhjen e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive nga Presidenti i Republikës - projektligj ky që mazhoranca e rrëzoi në Komisionin e Ligjeve - dhe të dytën,  ngritjen e komisionit të hetimit për trafikun e drogës.

Për ish-kryeministrin Berisha, me ligjin e ri për ILDKPI-në, mazhoranca synon të fshehë pasuritë e saj duke e lënë kreun e institucionit, në kompetencë të Kuvendit. “Presidenti është kryetar i shtetit, ai ka pushtet aq sa i jep kushtetuta dhe ligji. Ja grabisni për të shndërruar ILDKP në institucionin e fshehjes së pasurisë, e terrorit ndaj grupeve dhe kundërshtartëve tuaj”, tha Berisha.
 
Realisht, debatet nisën që në fillim të seancës, kur opozita kërkoi kalimin e pikës së 14-të në të parën e rendit të ditës për ngritjen e Komisionit hetimor për trafikun e drogës në të gjithë vendin, duke e cilësuar këtë situatë si emergjencë kombëtare. 

Kryeparlamentari Meta argumentoi se rendi i ditës ishte miratuar nga Kuvendi një javë më parë dhe se projektligjet ishin më të rëndësishme, prandaj sipas tij, duheshin diskutuar ato më parë.

ORA 22:00 RREZOHET DEKRETI I NISHANIT PER EMERIMIN E ALAUDIN MALAJT NE GJYKATEN E LARTE, SHKARKOHET ENDIRA BUSHATI E AMA-s
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka hapur votimin për projektligjet, pasi verifikoi prezencën e 102 deputetë të pranishëm, që siguronin kuorumin për votim.
Kuvendi votoi me 95 vota pro votohet projektligjin për sigurimin dhe risigurimin;  miratoi me 97 vota projektligjin “Për sigurimin e depozitave”; miratoi projektrezolutën “Për e punën e ERE-s”; projektvendimin “Për vendin vakant tek AMA” dhe projektvendimi “Për Komisionerin e Shërbimit Civil”. Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidenti Nishani për emërimin e Alaudin Malajt në Gjykatën e Lartë me 66 vota kundër, 12 pro. 55 deputetë nuk morën pjesë në votim. Po ashtu, u votua shkarkimi i kryetares së AMA-s, Endira Bushati 

DEBATI PER NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR PER TRAFIKUN E DROGES
Në orën 15:30 nisi diskutimi për projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët”.

ORA 20:20 RAMA: SIGURIA PËR AKUZAT TUAJA NDOSHTA VJEN NGA EKSPERIENCA
Në përgjigje të akuzave nga deputeti demokrat Flamur Noka, kryeministri Rama tha se “siguria e opozitës mund të jetë si rezultat i eksperiencës dhe jo sms-ve”
 
“More përsipër të thuash diçka që më bëri përshtypje, duhet ta dish që nuk bën vaki the, që të futen avionë pa e ditur këta. Mos e ço deri tek unë, se do dali keq kur të dali. Përderisa kjo gjë ndodh edhe në vend shumë të madha, dhe sigurisht kurrë nuk ka ndodhur siç thoni ju, por ju siguroj që mund t’ju duhet që të jepni llogari për gjithë këtë siguri të madhe që keni, se më sa duket këtë punën e avionëve nuk e keni pasur nga sms-të, por nga eksperienca. Besoj se koja do të tregojë plot gjëra për të gjithë ne, dhe me siguri do të tregojë edhe ndonjë gjë për këtë çështje. Ju flisni për një avion që ngeci, dhe për një operacion trafiku që dështoi, ndërsa koha mund të tregojë për avionë që nuk kanë ngecur, dhe operacione që nuk kanë dështuar. Ka shumë mundësi që siguria e Nokës të ketë të bëjë me eksperiencën e tij”, tha Rama.  Lexo: Fjala e Kryeministrit Edi Rama,

ORA 20:15 NOKA: TANI DROGA S’KALON ME MUSHKA, POR ME AVIONË
Në replikë deputeti demokrat Flamur Noka, tha se gjatë qeverisjes së PD, droga mund ta kalonte me mushka ndërsa tani me avionë.
 
“Erdhi i zverdhur i venitur, duke u kruajtur, duke u fërkuar, dhe tha se ne paskemi akuzuar kot. Po ta themi prapë o zotëri, vrasje ka patur gjithmonë, por tani ke vrasje mafioze. Drogë ka pas edhe më përpara, mund të kalonin trafikantët ndonjë mushkë, por tani kalojnë me avionë e anije”, replikoi Noka.

ORA 20:00 RAMA - OPOZITËS: JENI ME KULTIVUESIT APO KUNDËR DROGËS? JENI ME DASHON APO ME POLICINË?
Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij ka mohuar akuzat e opozitës lidhur me situatën në vend, trafikun e drogës, tritolin dhe aksidentet. Kryeministri Rama tha se vetëm gjatë muajit prill të 2014 janë sekuestruar 5.1 ton marijuanë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë 1.1 ton. Sipas kryeministrit, opozita duhet të shprehë hapur qëndrimin e saj nëse “jeni kultivuesit apo kundër drogës? Jeni me Dashon apo me policinë?”
 
“Nuk mendoj se ju luftoni për të bllokuar statusin e vendit kandidat, as keni për ta dëgjuar ndonjëherë. Mendoj se ju s’dini të bëni asgjë tjetër përveç kësaj që po bëni. Që nga dita e parë në opozitë, keni treguar se jeni tapë, në kuptimin e të dehurit, se s’ju ka dalë pija e pushtetit, por edhe tapa e topit. Jeni aq tap topi sa na bëni të mendojmë se e qeverisët për 8 vjet këtë vend, pa qenë asnjë ditë shumicë reale. Ju nuk e mendoni se sa shumë dëm i bëni këtij kuvendi, kësaj politike që e keni marrë peng prej shumë vitesh, por edhe vetes tuaj. Do t’ju duhet kohë t’ju marri njeri seriozisht, madje nuk merrni seriozisht as njëri-tjetrin. Jeni aq tap topi sa kujtoni se jeni në krye të një lëvizje shpëtimtare. Të enjten dilni këtu gjithë ditën, për t’u treguar shqiptarëve se cilët jeni. Përditë në foltore shani, shpifni, akuzoni. Kujtoni se ju beson njeri juve. Asnjë s’ju beson se ky vend mbolli drogë ditën e parë që erdhëm ne në qeveri, sikur shpërtheu tritoli sa erdhëm ne, se aksidentet ndodhën vetëm kur me votë ju përzunë juve. Po s’keni faj, as dini aq bëni. S’keni qenë asnjëherë shumicë reale në Kuvend. E keni bërë kuvendin vendin ku bëni përshesh e hani përshesh. Në prill të këtij viti është kapur 5.1 ton, ndërsa ju thoni se na mbyti droga. Ju mbyti droga e kapur? Në prill të vitit të kaluar keni kapur 159 gramë heroinë, ndërsa tani 2.6 kg. Si e keni ju hallin pse po kapet kaq shumë drogë. Vetëm në prill të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar janë proceduar 30 % më shumë trafikantë. Ju thoni të ndaloni qeverinë, të ndaloni kapjen e drogës apo të trafikantëve. Ju keni kapur 14 ton kurse në këtë periudhë janë kapur afër 29. Ndaheni mendjen: jeni me kultivuesit apo kundër drogës? Jeni me Dashon apo me policinë? Koha do të tregojë shumë gjëra. Edhe për punën tonë. Jeni në një gjendje shumë të rëndë, dhe nuk e di si do të shpëtoni. Ne ju duam këtu, sa më pranë vendit si opozitë”, tha kryeministri Rama.

ORA 19:10 BERISHA: MINISTRI TAHIRI MBAN NJE SUPERSKAF NE VLORE

Ish-Kryeministri Berisha e mori fjalën në orën 19:10 duke akuzuar që në fjalinë e parë, Qeverinë, si trafikante droge. Këtë ai e përforcoi duke lexuar një lexuar që i vinte nga Vlora, siç u shpreh. Ministri mban superskafin në Vlorë dhe më lejoni qytetarë, t’ju lexoj, mesazhin e fundit nga Vlora: “Zoti Berisha! Pyete njëhërë Saimir Tahirin se kush i kishte 1500 kg e hashashit me anijen e djeshme në Siçili, se do t’i dhembë shumë, sepse gjysma ishte e tij, gjysma tjetër e kushuririt të tij.” Në disa raste ëkto fakte i kemi konsideruar të paqena, por ato janë faktuar sa vetë e vërteta.”

 Dhe flasin për ushtri, trafikanët, qeveritarët trafikantë, dhe kërkojnë t’i hedhin hi, syve të popullit. Po livadhi anash në të cilin ulen jo një, por dhjetra aeroplanë të atyre llojeve. Ç’po ndodh këtu? Ky vend nuk është më ai që ishte, sepse e tillë është forca e drogës, se forca e këtij helmi është e tmerrshme. Ku është liria e shqiptarëve? Pse kjo situatë? Unë do ndalem këtu një moment dhe nuk mohoj kurrë se ka patur trafik droge dhe u them miqve të mi analistë: po mor zotni, ka patur drogë.

Tëdashur qytetarë, të më falni, por unë në mënyrë absolute do të them të vërtetën sado që të më kushtojë, se kjo është natyra ime.   Shkaku ndër më kryesorët e kësaj është tek "kanaçja e qelbësirave". Para asnjë kombi të qytetaruar nuk ka ndodhur si ndodhi me ne, kur një vit më parë, mediat e opozitës me analistët e editorialitët e tyre, ndryshuan moton: Qelbësira të të gjitha llojeve, bashkohuni të përmbysim Sali Berishën, që do të thoshte: Trafiknatë, vrasës, përdhunues,tradhtarë,horra,falsifikatorë që të gjithë bashkohuni për të përmbysur Sali Berishën! Në pamje të parë, për njeriun e zakonshëm,socialistin e zakonshëm kjo ishte një lajthitje elektorale, sepse moral ii një njeriu nuk e pranon kurrë këtë. Por është e shkrojtur e zezë mbi të bardhë, është e thënë në ekrane nga ideologët tuaj. Mirëpo ç’ndodhi? Ata vërtet u bashkuan për lidhjet që kishin. 23 qershori erdhi, ata kërkuan haraçin!

Çfarë pësoi votuesi shqiptar? Tani në zyrat e pushtetit kishte horrin,,falsifikatorin, vrasësin, kriminelin, trafikantin, pedofilin,maskarain, intrigantin, të gjithë atë që përbën në çdo terminologji, veçse llum të një shoqërie.
Parlamenti po kështu, me vrasës, me trafikantë femrash, me trafikantë droge kudo… Çfarë ishte ai mor, Ergys Ergys që i vuri kallëpin mbrapa, Besnik Dervishit? A e dini që u kap me targa trafiknatësh, me targa diplomatike?!"-pyeti ai deputetët demokratë, nga foltorja. 

BERISHA RREFEN NJE HISTORIl JA SI RAMA I ÇOI NISHANIT, MAFIOZIN ME NJE ZARF
Kësisoj, Berisha vazhdoi duke rrëfyer një histori: "Një ditë ky zëdhënësi i mafies shqiptaro-italiane, shkon në zyrën e Presidentit dhe i kërkon takim. Ai me njerëzi e pret. Hyn mafiozi dhe i shtyn një zarf e i thotë: Z.President, kam ardhur nga Kryeministri që është shumë i interesuar të bashkëpunojë dhe të zgjidhim çdo problem. Në këtë zarf është një çështje që ne e kemi zgjidhur, një pronë... "  Në këtë pikë, Berisha i kundërvihet thirrjeve të socialistëve nga salla, me fjalët: "Rrini aty, se Presidenti ka dinjitetin që ju s’e keni, as tek këmbët s’i veni " dhe vazhdon tregimin...Lexo të plotë: Berisha rrëfen një histori
 Gjatë fjalës, Berisha përsëriti akuzat e njohura ndaj Qeverisë për pilotin italian Riformato, duke kundërshtuar të largohet nga foltorja edhe pse i kishte përfunduar koha. "Po këtu s'ka njeri tha ai, këta kanë ikur, duke b♪7rë me gisht nga vendet e ministrave " dhe vazhdoi kohën, duke marrë edhe kohën e deputetes së radhës, Doda.
 
ORA 17:40 NOKA: NUK PO SHOHIM ASNJË SHENJE PENDESE NGA JU
Ish-Ministri i Brendshëm Noka, në fjalën e tij tha: “Sot e kësaj dite këtu nuk po shohim asnjë shenjë pendese nga ju, asnjë reagim. Sasi të pafundme droge që kapen në Itali, Gjermani e kudo, çfarë tregojnë? Se janë shpërthyer kufijtë! Janë shpërthyer se ndahen paratë këtu mbrapa (tregon vendin e Kryeministrit) , se karteli i drogës ka triumfuar, se narko-trafikantët kanë ngritur system brenda kësaj Qeverie. Është i shqetësuar ky zotëria këtu mbrapa kur it hemi se je bërë si Eskobari! Se nëse në Kolumbi Eskobari e bënte trafikun në luftë me shtetin, këtu trafiku dirigjohet nga shteti!"
 
ORA 17:20 KODHELI: JU FIKET RADARET MBI OTRANTO, NE JANAR I VUME NE PUNE
KODHELIMinistrja Kodheli, që në fillim të fjalës së saj, tha: Tashmë jam e bindur se gjithçka po e bëni me keqdashje. Do të doja vetëm një shpjegim minimal pse nuk i keni vënë në punë radarët që monitorinin kanalin e Ontrantos? Pse dy vjetësh ata nuk punonin dhe u vunë në funksionim vetëm në janar.

Ju keni bërë shumë shkelje në vite, duke i çuar FA në limitet dhe emëronit, admiralë që vinin grada gabim apo kolonelë që vidhnin, male të tëra faturash të paguarash, më shumë se 16 milionë euro dhe aty nuk ka asnjë faturë që të ketë të bëjë me FA-të? E theksoj se FA-të kanë zero të bëjnë me trafikun e drogës."  

ORA 16:40 HYSI: NGRINI ZËRIN PËR FËMIJËT QË PUNOJNË NË LAZARAT
Deputetja e PS-së Vasilika Hysi tha: Ju po e njollosni veten dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Pse nuk e ngritët zërin për 350 fëmijë që punojnë në fushatë e drogës në Lazarat? Pse nuk flisni për gratë e vajzat, që i çojnë me furgon për të punuar në Lazarat? Pse nuk e ngritët zërin për parcelat e drogës?

ORA 16:12 PATOZI: META I THA RAMËS "LËRI TË HYJNË NË GREVË, S’NA PRISHIN PUNË"
Ish-Zv.Kryetari i PD-së Astrit Patozi tha” Nuk jam i mërzitur që ju do ta rrëzoni kërkesën tonë, sepse ky është një gjest që tregon dobësinë tuaj. Kjo është e lidhur me grevën e punonjësve të shkarkuar nga puna. Qeveria nuk e mori parasysh të drejtën e tyre për t’i rikthyer në punë pas vendimit të gjykatave, ashtu siç bëri edhe me rrëzimin e komisionit tonë. Sepse kështu ajo fshihet, nuk i pëlqen të rrëmohet e vërteta.

Hetimi megjithatë nuk mund ta ndalet. Ne si opozitë e kemi denoncuar trafikun edhe pa komision hetimor. Edhe sikur neve të na shterin burimet e indormacionit, është policia italiane që kap sasira të mëdha droge; janë forcat e sigurisë së vendeve fqinje dhe historia do vazhdojë pavarësisht se çfarë bëjmë ne brenda dhe jashtë kësaj salle.  Pra, pse e pengojnë këtë? Kam një ide që edhe tërheqjen e Kryeministrit nga pengimi i grevës, ka mundësi Rama e ka bërë pas një telefonate të Metës: Lëri të rrinë, se nuk na prishin ndonjë punë! Sikur këta të kishin pasur çadrën e ditëlindjes së Ilir Metës, greva do ishte edhe më dinjitoze, por s’e kanë.”  Fjala e plotë e deputetit Astrit Patozi

ORA 15:50 BREGU: PRANONI KOMISIONIN TONE DHE FLISNI PER MUSHKONJAT
Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e nisi fjalën e saj duke i dhënë Kuvendit një lajm se sapo është kapur një sasi e madhe droge, që vinte nga Shqiëria. Ajo tha: “Bravo çuna! Se 1.5 ton marihuanë sapo janë kapur nga Guardia Di Finanza, e cila pret silurët e drogës që vijnë çdo ditë nga Shqipëria. Së dyti, pse nuk vini në komision tonë të hetimit të drogës dhe të flisni për mushkonjat, sepse kjo është strategjia juaj. Ju sugjeroj si njeri jo vetëm që kam 3 mandate politike por si njeri që kam shpenzuar shumë kohë me procesin e integrimit. Prej jush kërkohet që të zbatoni ato standarte që nuk duhet të pengojnë integrimin. Kryeministri juaj tha se ne e këmi të marrë statusin. Atëhërë çfarë kërkoni prej nesh? A mund të thoni se cili është ai grup ligjesh që ne po e bllokojmë për të mos ju dëmtuar? Kush i ka pushuar dhe larguar shqiptarët nga puna? Kush ka hequr nga lista brenda një dite, 81 vetë nga Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve? Kush poi  dhunon institucionet e pavaruara, opozita apo ju? Se ky është kusht për marrjen e statusit kandidat? Po kush është ai drejtor që lëvizte me targa falso në Tiranë, ai që do drejtojë nesër delegacionin për marrjen e statusit? Po ata 6 që janë përfshirë në nivele të larta të Qeverisë dhe Policisë dhe kanë histori të “sukseshme”, i kemi sjellë ne në punë? Atë avionin në Divjakë e sollëm ne?”

ORA 14:45 FELAJ: KOMISIONI JU DUHET QE TE FABRIKONI PROVA SI HITLERI
"Ju i paskeni gjetur fajtorët,Qeveria dhe Kryeministri  dhe nga ana tjetër thoni na jepni edhe instrumentin që t'i shpallim fajtorë! Këto lloj gjerash kanë ndodhur në kohën e Hitelrit, kur fabrikoheshin provat dhe futeshin njerëzit në punë. Por, Komisioni është ngritur dhe ju e keni braktisur atë. Une po i bashkohem thirrjes se znj.Topalli qe burrat te behen burra. Pra, behuni burra dhe ejani ta komisioni. Ju thoni "ejani te hetojme fenomenin e droges", por ky fenomen nuk u zbulua sot. Ju sot keni zgjedhur kete kauze qe te pengoi marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria. Jo më kot keni zgjedhur Xhuvelin në krye të Alenacës suaj."

ORA 15:30 HALIMI: PER TRAFIKUN S'KANE FAJ SOCIALISTET, POR KRYEMINISTRI DHE QEVERIA
Kështu, Kuvendi kaloi në pikën tjetër të rendit të ditës, që u hap nga Ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka ngulmuar në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për drogën, pasi sipas tij, droga është e keqja më e madhe e këtij vendi. “Fajin e ka Qeveria, fajin e ka Kryeministri, jo socialistët e thjeshtë”, - tha ai, - “që e ka kthyer këtë fenomen në system. – “Unë e di që bosët e Qeverisë që do marrin fjalën pas meje, do thonë se çështja po hetohet dhe ne nuk kemi ç’të hetojmë, opozita të vijë të bashkëpunojë, por unë theksoj se duhet krijuar një bazë e fortë ligjore."

DEBATI PER ZGJEDHJEN E KREUT TE ILDKP

BERISHA: I MORET PUSHTETIN PRESIDENTIT PËR TË FSHEHUR PASURITË E RAMES

“Kjo që ndodh në Parlament është dëshmi e tërësisë së vendit ka zgjidhje vetëm një, protest, greva, demonstrate në të katër anët e vendit. I morën presidentit emërimin dhe zhvillohet doktrina e paturpësisë së paimagjinueshme. Të thuhet që Presidenti nuk është pushtet. Nuk ka mashtrim më të madh se kjo. Si mor s’qenka pushtet presidenti. Presidenti është kryetar i shtetit, ai ka pushtet aq sa i jep kushtetuta dhe ligji. Ja grabisin për të shëndërruar ILDKP në institucionin e fshehjes së pasurisë, e terrorit ndaj grupeve dhe kundërshtartëve tuaj. Vetëm një mendje e sëmurë si e Edi Ramës që urdhërohet nga zërat e brendshëm mund të bëjë një gjë të tillë, për gjyqtarët. Ndërkohë që atij vetë i lartësohet vila, pallati 5-katësh për të cilin nuk ka asnjë faturë të vetme ndërtimore e tatimore, prandaj ju duhet ILDKP”.

ORA 01:50 HALIMI: KRYEMINISTRI PO MERR ILDKP PER TE MBROJTUR PASURITE E TIJ
Deputeti i PD, Eduard Halimi tha se, risjellja në Kuvend e projektligjit për ILDKP, pas rrëzimit të  dekretit të Nishanit që kthente ligjin e ILDKP me argumentin se kreun e këtij institucioni duhet ta zgjedhë Presidenti, është një vendim sipas Halimit i padrejtë dhe që kërkon të mbrojë pasurinë e kryeministrit.

“Nga krijimi i institucioni paanshmëria ka qenë guri i themelit të trasnparencës. Po me këtë ligj ju i jepni kryeministrit që gjënë e parë që do bëj është të emërojë atë që do kontrollojë pasurinë e tij. Këtë bëri rama sa erdhi tani këtë gjë do ta bëj me ligj. Pavarësisht se kush është kryeministër kush është president ai institucion është për të kontrolluar kryeministrin dhe zyrtarët. Kryeministri nuk e zë gjumi derisa të marrë të gjitha institucionet në dorë.” tha Halimi

HYSI: NISHANI NUK U NDJE KUR I HOQEN AMINISTINE
Deputetja e PS, Vasilika Hysi u shpreh: Nishani nuk u ndje kur ishte pjesë e kabinetit të qeverisë që shkeli nenin 92 për heqjen e kompetencës së Presidentit për Amnistinë.  Tani Nishani thotë se i është shkelur një kompetencë që nuk e ka.  ILDKP nuk është një organ Kushtetues, ILDKP institucion i ngritur me ligj”.

DEBATE PËR SHPALLJEN E VENDIT BOSH PER KREUN E AMA-s
ORA 13:38 PEZA: NUK MUND TË JESH KRYETAR I AMA-S, PA QENË ANËTAR I SAJ

“Gjatë 2013 sipas një raportit të AMA-s, janë zhvilluar 19 mbledhje, 13 nga të cilat kanë qenë të paligjshme. Në vitin 2014 janë tentuar të bëhen disa mbledhje, por kanë dështuar pasi kanë qenë të paligjshme. Në muajin mars ka qenë një Memo që ka konstatuar 4 vakanca të AMA-s,në muajin prill edhe Komisioni i Medias konstatoi se ka pasur 4 vakanca.”- tha deputeti i PS, Peza.
Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka sqaruar edhe bazën ligjore sipas së cilit postit i kryetares së AMA-s është vakant. “Mandati si anëtare i Endira Bushatit ka përfunduar më 24 shtator 2012, si kryetare ka marrë një mandat më korrik 2011. Bushati duhet të ishte rizgjedhur si anëtare e AMA-s gjë që nuk është bërë. Nuk mund të jesh kryetar i AMA-s pa qenë anëtar i saj.Ka një vendim gjykate që na tregon se nuk mund të jesh kryetar i AMA-s, edhe ligji thotë se nuk mund të zgjidhesh kryetar i AMA-s pa qenë anëtar.”-tha Peza. 

ORA 13:30 POLLO: DAKORD PLOTESIMIT TE VAKANCAVE, POR RRUGA JUAJ E PADREJTE
Ndërkohë deputeti i PD Genc Pollo tha se plotësimi i vakancave ëshët diccka e drejtë por mënyra si po e bën mazhoranca sipas tij është e padrejtë dhe tregon se kërkon të zaptojë këtë institucion të pavarur.

“Shenja e autoritarizmit aty ku synohet pushteti absolut. AMA nuk është rasti i parë dhe fatkeqësisht as i fundit, kemi parë rastin e ILDKP, ku pavarësisht debatit e miratuat. 
U fillua me një amendim që u tërhoq dhe u rivendos një tjetër, e tërhoqët sërish dhe sollët një model të shëmtuar. Kjo është një nonsens në kuptimin e ligjit. Të gjitha vendimet pas 2012-s, refuzimi i licencave apo edhe ata që janë gjobitur Edhe ne kërkojmë plotësimin e vakancave, por jo në këtë formë të shëmtuar, pasi AMA-s i mungonte kuorumi, por etja për pushtet për të zaptuar të gjitha institucionet nuk e bëri.  Ky është një proces që nuk do të mbyllet aq kollaj. Ligji i ri i AMA-s ulte çmimin e kartave të Dixhitalbit, por jo duhet hequr kryetarja e AMA-s që kartat nga 300 mijë lekë të kushtojnë 350 mijë lekë në vit.” tha Pollo

ORA 13:10 ULQINI: AMA NUK FUNKSIONON NGA SHTATORI, TA KTHEJME FUNKSIONAL
Deputeti i mazhorancës Musa Ulqini tha se AMA ka kohë që nuk funksionon sepse i mungon kryetarja që nga shtatori. Ai shtoi se qëllimi kryesor i sjelljes së këtij projektligji në Kuvend është rikthimi i këti institucioni në funksional.
 
“Që nga shtatoir kjo zonjë nuk mund të vazhdojë të jetë kryetare sepse që nga kjo kohë nuk është as anëtare. Nuk mund të bëhesh anëtare pasi je kryetare, por është e kundërta. Ne si komision kemi qenë të detyruar dhe nuk është ajo që thuhet se duam të zaptojmë AMA-n sepse që nga shtatori kemi qenë shumë të duruar dhe ja ku jemi këtu duke diskutuar në Kuvend për vendet vakante në këtë institucion. AMA është një institucion shumë i rëndësishëm që nuk funksionon për momentin. Ne në Kuvend nuk zgjedhim anëtarët, por kërkojmë ta kthejmë këtë institucion funksional me qëllim dixhitalizimin e medias siç na e kërkon BE.”

ORA 13:00 ADEMI: PËRPJEKJE PËR TË KONTROLLUAR NJË INSTITUCION TJETËR TË PAVARUR
 “Përpjekje e Mazhorancës  për të uzurpura institucion e AMA-s. Dy amendamentet Peza kanë synuar ta bajnë AMA-n të njëanshme. Ky projekt një akt tjetër i paligjshëm. Mandati i kryetares së AMA-s përfundon më 21 korrik 2016, po përpiqeni të kontrolloni edhe një institucion tjetër të pavarur. KE, OSBE kanë mbajtur një qëndrim për çdo nisëm të paligjshme për këtë institucion. Këtë që po bëni me kryetaren e AMA-s, e keni bërë me kryetaren e ILDKP. Opozita do bëjë gjithçka për ta penguar këtë nismë.”- tha deputetja e PD, Voltana Ademi.
 
ORA 12:45 HAFIZI: INSTITUCIONIT TË AMA-S I JAPIM STANDARDET E DUHURA
“Janë një sërë nenesh të thyera që kanë bërë që kreu aktual i AMA-s të jetë në detyrë. Të gjithë jemi përgjegjës që t’i ofrojmë publikut shqiptar një institucion sa më serioz. Shpreh kënaqësinë që pas një sage të gjatë institucionin e AMA-s i japim standardet e duhura”- tha deputetja e PS, Mimoza Hafizi.
 
ORA 12:15 BOÇI: MARRJA E AMA, RRENIM I DEMOKRACISE
Ndërsa deputeti tjetër i opozitës Luçiano Boçi tha se tendenca e mazhorancës sipas tij për të kapur AMA-n është shprehje e mungesës së demokracisë në vend.
 
“Merre me mend se në çshkallë demokracie, kur parlamenti është krijuar në një therrtore të kryeministrit, përfshirë ILDKP, presidentin dhe tashmë edhe AMA. Imagjino çfarë shklle lirie prezantohet këtu, ku me sy mbyllur ngrihen kartona jeshilë, për të qerasur shije ekstravagante të njëshit.” u shpreh Boçi

ORA 12:00 QIRICI: PO ZAPTONI AMA, RESPEKTONI AFATET E DIXHITALIZIMIT TE MEDIAS
Në fjalën e saj deputetja e PD Eleina Qirici tha se mazhoranca po përpiqet të zaptojë të gjitha institucionet e AMA-s, ndërsa shtoi se synimi kryesor i opozitës është që t’i përmbahet afateve të BE për dixhitalizimin brenda 2015.
 
“Aksidentalisht nëse diçka ndodh ajo është e planifikuar në atë mënyrë, por qeveria nuk e kishte planifikuar drogën, ngecjen në rërë. Tendeca e mazhorancës për të kapur institucionet e pavarura shkoi deri në kapjen e AMA, e kritikuar edhe ndërkombëtarërt. Është shumë e rëndësishme që AMA të jetë e pavarur. Pavarësisht kësaj opozita shprehet se AMA duhet të gjejë mënyrën të ecë përpara për implementimin dixhitalizimit të medias, të kërkuar nga BE brenda vitit 2015.” tha Qirici

DEBATET PER KOMISIONIN HETIMOR PER DROGEN
Trafiku i drogës, i cilësuar nga opozita si emergjencë kombëtare, ka ndezur debatet në sallën e seancave plenare në Kuvend, ku ish-kryeministri Berisha kërkoi kalimin nga pika e 14 në parë të rendit të ditës, të kërkesës së tyre për ngritjen e Komisionit hetimor për trafikun e drogës në të gjithë vendin.  Në orën 11:38 Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr për 10 minuta pushim pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar se cili do të jetë qëndrimi i opozitës, pas refuzimit të kërkesës së tyre. Kryeparlamentari Meta argumentoi se rend ii ditës është miratuar nga ky parlament një javë më parë dhe se projektligjet janë më të rëndësishme, prandaj sipas tij, duhen diskutuar të parët.

Berisha: (I drejtohet Metës) Zoti bashkëkryetar është në detyrimin tuaj të përparësosh çështjet e emergjencës kombëtare, droga është sot SOS për Shqipërinë. S’mund të veprohet me hile dhe dinakërira në këtë mënyrë, nxirrni çështje të parë çështjen e ngritjes së komisionit të drogës. Është e domosdoshme sinjali që japim sot para shqitparëve, partnerëve tanë dhe mbarë botës, preokupimin absolut të parlamentit ndaj këtij problemi emergjent. Kërkoj që çështja e parë e rendit të ditës të jetë propozimi i opozitës në frymën e Kushtetutës, ngritja e komisionit hetimor për drogën.
 
Meta: Kërkesat janë në rendin e ditës do të diskutohen, por ne do ta fillojmë me ligjet sepse ato janë më të rëndësishme.

Topalli: Statusi do merret sepse kushtet  shqiptarët i kanë plotësuar këtu e tre vite. Ruani vizat, se trafiku i drogës rrezikon vizat.
 
Meta:  S’kam dhënë asnjë deklaratë që nuk do të ngrihet komision hetimor.
 
Ruci: Rendi i ditës që kemi sot bën pjesë në kalendarin e miratuar nga ky parlament javë më parë

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë