Kuvend, Rama: PD po bllokon
Vettingun dhe negociatat me BE

TIRANE-Seanca parlamentare nisi sot në orën 11:00 por PD zbatoi bojkotin e shpallur duke mos marrë pjesë. 

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të PD duke deklaruar se qëllimi i protestës së opozitës është bllokimi i ligjit të Vettingut dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.
 
"Po iu them se përse çadra e PD lidhet me Vettingun. Si ka mundësi që të heqin dorë nga foltorja e Kuvendit tani, sepse nuk duan Vettingun, madje më e bukura është që ata e pranojnë.
 
Dhe kjo është e qartë dhe duhet të jetë e qartë edhe për partnerët ndërkombëtarë
" tha Rama. Kryeministri e cilësoi idiot krahasimin mes refuzimit të votimit të 3 ligjeve në 2009 dhe protestës së PD tani.
 
Sot në parlament, kryeministri Edi Rama është ndalur në një prej kërkesave të opozitës, atë të zgjedhjeve me proces elektronik. Duke përjashtuar votimin elektronik, Rama u ndal tek pjesa tjetër që vijon pas votimit, numërimi elektronik. Duke kujtuar projektin pilot në vitin 2013, Rama tha se dhe mund të zbatohet, por pa përjashtuar dhe faktin se mund të dështojë. Ai solli një sërë shembujsh me vende nga bota, ndërsa theksoi se kërkesa e PD për votim elektronik është përqeshur dhe nga vetë Parlamenti Europian.
 
Opozita e vetme në seancën e sotme plenare ishte Ben Blushi, i cili akuzoi qeverinë, por kundërshtoi edhe Bashën për protestën.
 
Sipas Blushit, ngritja e çadrës ka vetëm një qëllim, shkatërrimin e Shqipërisë, kurse PD e PS i cilësoi si parti çalamane që shohin për patericë nga LSI.
 
Por Rama iu përgjigj akuzave dhe krahasimit të Blushit për çadrën e PD sot me grevën e PS në 2010 duke thënë që nuk kanë lidhje fare me misionin tonë.


 
PD zbaton bojkotin, nuk merr pjesë në Kuvend, bllokon Vettingun
Ashtu siç kishte paralajmëruar, PD sot nuk mori pjesë në punimet e Kuvendit duke lënë të vetme maxhorancën në sallën e Parlamentit.
 
Deputetët e PD i qëndruan vendimit të shpallur pak ditë më parë, duke lënë të hapur kështu mundësinë se nuk do të votojnë komisionet që do të shërbejnë për të ngritur institucionet për Vettingun. 

Zhvillimet minute pas minute nga Kuvendi

Ora 13:58 Lindita Nikolla thirrje PD: Ikni nga çadra e anti-Vettingut

Ora 13:25 Ahemtaj: PD ka ngritur çadrën aty ku ka vrarë
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ashtu sikur edhe Rama deklaroi se PD është ngritur në protestë për të bllokuar Vettingun, ndërsa çadrën e ka ngritur aty ku ka vrarë 4 persona në 21 janar.
 
Ahmetaj i ktheu një përgjigje edhe Blushit pas deklaratës që kjo Republikë po bie për t'u ngritur një e re pa krim dhe korrupsion.
 
"Kanë ngritur një çadër aty ku kanë vrarë dhe për cfarë? Për t'iu shmangur Reformës në Drejtësi.
 
Dhe ata që flasin për Republika që bien dhe ngrihen, këtu ka vetëm një Republikë që po ngrihet dhe fillon nga Vettingu dhe e gjitha bëhet për të bllokuar këtë proces.
 
Ata që nuk mbështesin Reformën në  Drejtësi janë kundër kësaj Republike që po ngrihet.
 
Ne jemi në një udhëkryq interesat ku e kemi shumë të qartë drejtimin. Ka rrugë majtas dhe djathtas, ne jemi të qartë.
 
Udhëkryqi ekziston vetëm për ata që janë të paqartë
" deklaroi Ahmetaj.

Ora 12:25 Protesta, Rama: PD po bllokon Vettingun dhe negociatat me BE
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se qëllimi i protestës së opozitës së drejtuar nga PD është bllokimi i ligjit të Vettingut dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.
 
"Po iu them se përse çadra e PD lidhet me Vettingun. Si ka mundësi që të heqin dorë nga foltorja e Kuvendit tani, sepse nuk duan Vettingun, madje më e bukura është që ata e pranojnë.
 
Dhe kjo është e qartë dhe duhet të jetë e qartë edhe për partnerët ndërkombëtarë
" tha Rama. Kryeministri iu përgjigj edhe krahasimit mes refuzimit të votimit të 3 ligjeve në 2009 dhe protestës së PD tani duke e cilësuar si idiot.
 
"Pse krahasimi me tre ligjet është idiot? Se me tre apo pa tre ligje Shqipëria nuk e merrte statusin kandidat atëherë sepse kishte edhe shumë punë për të bërë.
 
Vettingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat, madje kam një lajm tjetër për ata që i lidhin negociatat me kanabisin.
 
Qeveria dhe KE kanë filluar të kalojnë kapitujt 23 dhe 24, në kushtet kur komisioni ka bindjen se Shqipëria është gati dhe pret dritën jeshile nga KiE
" tha ai.
 
Rama: Kundër votimit elektronik! Numërimi elektronik i mundur, por ju kujtoj që ka probleme
Sot në parlament, kryeministri Edi Rama është ndalur në një prej kërkesave të opozitës, atë të zgjedhjeve me proces elektronik.
Duke përjashtuar votimin elektronik, Rama i mëshoi fazës tjetër që vijon pas votimit, numërimi elektronik.
Ai ka kujtuar projektin pilot në vitin 2013, Rama tha se dhe mund të zbatohet, por pa përjashtuar dhe faktin se mund të dështojë. Ai solli një sërë shembujsh me vende nga bota, ndërsa theksoi se kërkesa e PD për votim elektronik është përqeshur dhe nga vetë Parlamenti Europian.
 
Si ka mundësi që opozita nuk është në tavolinë për Reformën Zgjedhore për të bërë ligjin që do, ligjin që do. Votim elektronik, nuk është çështja ka kohë nuk ka kohë, e para e punës, ligjet zgjedhore nuk bëhen e dua unë dhe do e pranosh ti, bëhen me konsensus. E dyta e punës, pse duhet të bëjë Shqipëria një ushtrim që nuk e bën asnjë vend në Europë, përveç Estonisë që është rast unikal, pse duhet të bëhemi ne të dytët dhe ne të bëjmë votim elektronik e të jemi rast unikal. Për cfarë? Ao se i kemi të gjitha fibrat optike të shtrira në çdo fshat, se kjo e fibrave është një histori koncesioni po nuk po i hyj kësaj se kjo është të lodhesh kot.
Si mund ta bëjmë ne teknikisht e pse duhet ta bëjmë? Pse duhet të bëjmë ne një votim që Gjermania e ka shpallur antikushtetues, apo Hollanda e kishte e u tërhoq e që gjithë vendet e zhvilluara e kërcënojnë kërcënim për integritetin e zgjedhjeve për shkak të ndërhyrjeve të mundshme. Megjithatë ne e kemi thënë e përsëritur vazhdimisht, për ne jemi gati ta konsiderojnë nëse OSBE-ODIHR e bën. Në Parlamentin Europian qeshin të gjithë me votimin elektronik. Qeshin të majtë e të djathtë se është absurd ta kushtëzosh procesin e votimit elektronik. Numërimin elektronik e kemi kërkuar ne dhe e kemi imponuar ne që të bëhej pilot në zgjedhjet e 2013 dhe e pranuam sepse dëgjuam ekspertët por nuk bëhej dot në gjithë Shqipërinë, donim shumë ne, por nuk u bë, projekti pilot dështoi. U harxhuan gjithë ato para dhe dështoi. Po është i mundur të bëhet? Po është i mundur, por numërimin elektronik e kompenson 100% hapja e kutive sido që të vijë puna. Por nëse bëhet shumë mirë, por po ju them se dështoi dhe nuk e kanë shumë vende. U bë numërimi elektronik në Londër dhe u bllokua dhe e nisën me dorë. Por nuk ka rëndësi
”.



Rama thumbon Blushin: Të propozoj dy gjëagjëza. Dallimet me protestën tonë të 2011 dhe asaj të PD
Teksa ka mbrojtur arritjet e qeverisë në sektorin e ekonomisë kryeministri Rama ka thumbuar Ben Blushin, i cili vuri shenjën e barazimit mes protestës së PS-së në 2011 dhe asaj të PS-së sot. Por, Rama pasi ka bërë dy krahasimet, ka ftuar të gjejnë cila është për mirë dhe cila për keq.
Dje qeveria ka kaluar vendimin për rritjen e pensioneve dhe hyn në fuqi në muajin mars, do të kenë një pension më të lartë. Morëm një ekonomi që rritjen 0-1%, ndërsa tani po rritet nga 3.5-4%, ndërsa borxhi publik ra nën 70%. Shqipëria ka vendosur në kontroll borxhin publik.
 
Maqedonia ka një model për t'u marrë shembull, por në klasifikimin e investimeve të huaja Shqipëria renditet para Maqedonisë.
 
Kemi 2.5 mld Euro investime të huaja në 5 vite. Jemi vendi i dytë në rajon pas Malit të Zi, që lidhet me Reformën në Drejtësi, i ka kthyer investimet në turizëm në motorin kryesor.
 
Të marr një shembull, vjen një investitor në pronë shtetërore, punohet një vit dhe kur duhet të bëjmë hapin e fundit shfaqet një vendim gjykate.
 
Një familje kërkoi 50 hektarë në gjykatë, por ajo i dha 500 hekatarë, keni parë në ndonjë vend të botës një gjë të tillë.
 
Kjo fazë është serioze për të bërë shtet, për të vendosur disa piketa që të mos kthehen më.
 
Po iu them se përse cadra lidhet me Vettingun dhe protesta mund të vazhdonte normalisht protestën, madje do ta ndihmonte sepse këtu do të ishte duke folur Saliu me orë të tërë
 
Si ka mundësi që të heqin dorë nga foltorja tani, sepse nuk duan Vettingun, madje më e bukura ata e pranojnë dhe e thonë, se do ta bëjnë ata.
 
Dhe kjo është e qartë dhe duhet të jetë e qartë edhe për partnerët se ka vetëm një Vetting, por pse krahasimi me tre ligjet është idiot? Se me tre apo pa tre ligje Shqipëria nuk e merrte statusin kandidat.
 
Dhe tjetra sepse Vettingu është kushti vetëm për të hapur negociatat  dhe kam një lajm tjetër që e lidhin negociatat me kanabisin.
 
KE ka filluar me ne procesin teknik motamo procesin teknik pas hapjes së negociatave për të fituar kohë.
 
Pra qeveria dhe KE kanë filluar të kalojnë kapitujt 23 dhe 24, ushtrim në kushtet kur komisioni ka bindjen se Shqipëria është gati dhe pret dritën jeshile nga KiE.
 
Dhe bllokimi i Vettingut, nuk e ka thënë asnjëherë KiE që kaloi tre ligjet se do u jepej statusi.
 
KiE ka thënë saktë filloni Vettingun për të hapur negociatat. Pa reformë në drejtësi që fillon Vettingun nuk mund të ketë më shumë ekonomi dhe punësim apo investime të huaja.
 
Ata që i thërrasin njerëzit në protestë, por edhe ata që thonë se është mirë është por kanë një të përbashkët, që nuk kanë lidhje fare me misionin tonë, zero.
 
Ne nuk jemi engjëj, dhe të pagabueshëm, nuk kemi të drejtë të themi se gjithcka e kemi bërë mirë, por mes nesh dhe tyre nuk ka asnjë krahasim.
 
Për ta mbyllur unë nuk di asnjë mënyrë tjetër sesi mund të përmirësohen standardet e zgjedhjeve kur ti nuk ulesh në tavolinë për t'i përmirësuar dhe nuk ka gjë më hipokrite që të bësh krahasim mes nesh dhe tyre.
 
Ne kërkonim tavolinë jo për të marrë pushtetin, por tavolinë vetëm për të hetuar ky parlament një proces zgjedhor dhe ne na refuzohej tavolina.
 
Të gjithë e mbajnë mend ne protestën e mbyllëm kur u ulëm në tavolinë, ne na refuzohej më parë dhe ne e morëm atë që kërkonim në ligj dhe sot këto janë përralla.
 
Sot mjafton një kërkesë e një konkurrenti dhe hapen dhe të shikojë nëse ia kanë numëruar mirë.
 
Unë iu siguroj pas zgjedhjeve të 2013 PD shkoi në KQZ dhe hapi kutitë e Shkodrës dhe Lezhës, a pati numërim gabim aty?


Në PE qeshin të gjithë me kërkesën e PD për votimin elektronik, disa vende e kanë hequr, ndërsa këta e kërkojnë, por nëse thotë OSBE jemi dakord, por duhet të ulemi dhe diskutojmë. Por kujtoj që votimin e elektronik e kërkuam ne por projekti pilot dështoi, shumë mirë nëse bëhet, në Britani dhe vende të tjera po e heqin.
Nëse vazhdojmë më tutje… borxzhi publik. Si mund të vijohet të thuhet u rrit borxhi u rrit borxhi, gënje gënje deri sa të bëhet e vërtetë… por borxhi në 2016, pas 6 vjetësh Shqipëreia u rikthye në një trend normal dhe vuri nën kontroll borxhin publik. Pastaj ka dhe një të dhënë tjetër, në 100 lekë të marra borxh, investoheshin vetëm 141 lekë, ndërsa me ne investohen 194 lekë. Unë e di që njerëzit nuk hanë statistika, nuk i veshin fëmijët me raporte ndërkombëtare, nuk i kurojnë njërëzit me të dhëna nga instati apo fmn-ja. Duke ju referuar shifrave i referohemi një burimi të vërtetueshëm dhe konkret. Nuk bëjmë gjëagjëza.

Kapitulli i ekonomisë në progras raportin e vitit të kaluar është absolutisht më i miri, qëkur është shkruajtur ky progres që nga hera e parë.

Në qershor është pranverë dhe do të jetë pranverë. I keni dëfgjuar seas herë e paraqesin Maqedonia maqedonia… tani maqedonia ka një bilanc të admirueshëm dhe ka ngritur një model për tu marrë shembull, por në klasifikimin e investimeve të huaja, Shqipëria është e dyta, Maqedonia më pas. Se thonë kanë ikur investitorët e huaj. Jemi vendi i dytë në rajon, i pari është Mali i Zi, por ata kanë një avantazh që lidhet me vettingun. Ne kemi prej 2 vitesh, sapo i mësuam me idenë investitorët se mund të investojnë… kemi disa kompani të mëdha dhe pse vështirësohet hapi final për të filluar investimin. Tek lesh e lija e pronës! Një rast… vjen një investitor, prona figuron shtetërore, ai kërkon të ndërtojë një marin me resort. Fillojnë procedurat. Punojmë 1 vit për gjithë dokumentacionin dhe në momentin kur bëjmë hgapin e fundit na shfaqet një vendim gjykate në atë zonë, i freskët. Një nga vendimet më spektakolare. Pse? Pretenduesi, pasardhësit e një familje të lashtë shkojnë në gjykatë dhe kërkojnë 50 hektarë. Gjykata i jep 500 hektare! Keni parë në ndonjë vend që gjykata të japë me zorr 10 fishin e asaj që ti kërkon?

Pra kjo faze nuk është shaka, as gjëagjëzë, por një fazë shumë serioze për të vendosur themelet, për të bërë shtet.

Kam dëgjuar vazhdimisht që reforma në energji ka dështuar. Unë po ju them vetëm kaq, që vetëm këtë vit, kompania është në gjëndje t’ju falë 155 mln dollarë kontribuesve që kanë detyrime, sepse kompania nuk ka nevojë më për paratë e buxhetit për të ndezur dritat në shtëpitë tona. Dhe kjo shumë, është e barabartë me shumë që dilte cdo vit nga buxheti për të mbushur gropën që vinte nga vjedhjet. Tani si është kjo punë, më mirë apo më keq? Kjo është gjëagjëza që propozoj,”
tha Rama.

Ora 11:40 Replika Braçe-Blush, një gjëegjëzë me mace dhe përgjigja e deputetit
Braçe: Mënyra për karrierë personale është legjitime, por nevoja për të bërë llafe nuk sjell ndryshim, as përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve të Shqipërisë. Veprat janë ato që dallojnë llafet në këtë sallë apo jashtë kësaj salle.
 
Blushi: Kam edhe një përgjigje për ty meqë thoke se unë merrem me llafe. Unë jetoj duke shkruar, ti jeton duke folur. Po të tregoj një gjëegjëzë.
Unë kam një mace, ta fal ty, macja kafshon rastësisht Taulant Ballën, meqë ti e përkedhel shumë. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti, apo macja? Ishalla e ke një përgjigje për mua.

Braçe: Kur vij këtu në sallë, rrugës çoj vajzën në shkollë, që domethënë se mendoj që
mund te merrem me argumente burrash, për gjëegjëzat në orën 3 e gjysmë kur të kthehet vajza nga shkolla mund të të kthej një përgjigje. Por unë ndryshe nga ty, nuk kam votuar asnjë koncesion, ta them në sy që ti nuk ke asnjë dijeni mbi koncesionet, sepse po të kishe do kishë bërë minimumi diferencën, skanimin.
Ty të interesojnë gjëegjëzat, mua jo. Koncesionin e skanimit ti e ke votuar 2 herë, unë asnjëherë, e ke votuar kur ishe dy herë.



Ora 11:15 Blushi kundër PD: Çadrizmi për të shkatërruar Shqipërinë
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit kundërshtoi protestën e PD me çadrën para Kryeministrisë duke deklaruar se 'çadrizmi' po e shkatërron Shqipërinë, ashtu si në 2009 në grevën e PS dhe tani nga PD.
 
Blushi u shpreh se e vetmja rrugë e PD është që të 'vrasë veten', pasi po paguan atë që bëri 8 vite në qeverisje, ndërsa sipas tij lufta po bëhet për LSI, që e cilësoi patericë për të ardhur në pushtet.

Në Shqipëri është kthyer në metodë çadrizmi, po ça është? Çadrizimi është metodë për të shkatërruar Shqipërinë me ngadalë.
 
Dua të shpjegoj kush janë ngjashmëritë mes dy çadrave, asaj në 2010 dhe sot në 2017. Në të dy rastet nuk ishte nevoja e popullit, por ishte nevoja për karrierë.
 
Atëherë ishte Sali Berisha në ballkon dhe Edi Rama poshtë ballkonit, sot është Edi Rama në ballkon Sali Berisha në çadër.
 
Atëherë dhe tani po futen në grevë për një patericë, LSI-ne, pasi nuk vijnë në pushtet me këmbët e veta
” tha Blushi.



Pjesë nga fjala e Blushit në Kuvend
Më vjen mirë që nuk kam qenë dhe do jem në asnjërën nga këto dy çadra, as në 2010 nuk kam qenë dhe as tani në 2017 nuk jam, pasi në Shqipëri është kthyer në metodë çadrizmi.
 
Është një metodë për të shkatërruar Shqipërinë. Sot po protestohet se është në rrezik karriera e Bashës, atëherë ishte e rrezikuar karriera e Ramës.
 
Sot është nevoja për të bindur Metën për ta futur në çadër. Atëherë dhe tani po futen në grevë për një patericë, LSI, pasi nuk vijnë në pushtet me këmbët e veta.
 
Paterica e LSI është natën me protestën dhe çdon protestues dhe ditën është kundër çadrës.
 
Atëherë u protestua për të mos votuar tre ligjet, sot po protestohet për të mos votuar Vettingun, pasi PD mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
 
Berisha është armiku më i madh i kësaj qeverie. PD nuk është në cadër për zgjedhje të lira, nëse do të donte këtë duhet të hiqte dorë nga monopoli për të numëruar votat së bashku me Rilindjen.
 
PD nuk do numërim elektronik, pasi humbet monopolin. PD u ka zënë sheshin grevistëve të Zharëzit, duhet ta lirojë PD dhe kjo qeveri mbron Bankersin, por jo grevistët. Mbrojnë ARMO-n, por jo naftëtarët.
 
Megjithatë thonë këto, zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik, por nuk cënohen nga qeveria, por edhe nga PD.
 
Problemi nuk është vetëm qeveria, por edhe opozita. Pyetja që kam sot është, e zënë se PD njëherë në jetë e mban fjalën dhe prish zgjedhjet, por cfarë ndodh?
 
Së pari administrimi sapodohet, pasi numërues nuk ka, pjesëmarrja kompromentohet.
 
Më pas investime të huaja nuk ka, papunësia rritet dhe kriza mund të shkojë mbi 5 vite.
 
Unë nuk besoj që PD do të mbajë fjalën, por pasojat do ishin të mëdha, pasi do të bllokohen integrimi.
 
PD ka vetëm një rrugë, të vrasë veten me shpresë se plumbi do të vrasë edhe kundërshtarin e saj.
 
Vendi ka hyrë në një krizë pa kthim dhe nuk zgjidhet me zgjedhje, do të jetë edhe më e rëndë më pas.
 
Për fat të keq, Republika jonë po shembet, po bie, kjo ishte republika e korrupsionit, është fundi i saj.
 
Po i afrohemi një republike të re që do të jetë e çliruar nga Rilindja dhe PD.
 
Iu bëj thirrje të uleshit në një tavolinë për ta zgjidhur këtë, por prapë nuk besoj se do të ishte zgjidhja, pasi bisedimet do të ishin tradhti kombëtare, republika duhet të bjerë qofshtë edhe me krijuesit e asaj çadre, që do t'i zinte edhe ata brenda.
 
Kam ardhur t'iu them, bëhuni gati për tu rrëzuar, bëhuni gati për shkatërrim të mbarë.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis