Kuvend-Ruçi: Buxheti 2015 do të rimëkëmbë ekonominë

TIRANË, 17 Nëntor/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ftoi sot deputetët e maxhorancës që të votojnë ligjin e buxhetit 2015, i cili synon rimëkëmbjen e ekonomisë dhe konsolidimin fiskal.
"Ky pr/buxhet duhet votuar pasi ai synon rritjen ekonomike, synon vazhdimësinë dhe konsolidimin fiskal, forcon stabilitetin makroekonomik të vendit, krijon kushte për zgjerimin e veprimtarisë së biznesit, mundëson ruajtjen e stabilitetit ekonomik afatmesëm 2015-2017, zbaton rekomandimet e FMN-së dhe Bankës Botërore, etj", tha Ruçi në Kuvend gjatë diskutimit në parim të buxhetit të vitit të ardhshëm.
Ligji i ri financar, tha ai, mbështetet në ecurinë e deritanishme të ekonomisë shqiptare. Ai reflekton objektivat e programit qeverisës, vlerësimet dhe opinionet e FMN-së e Bankës Botërore, por dhe kërkesat e progres raportit për Shqipërinë që rekomandon rimëkëmbjen e ekonomisë dhe konsolidimin fiskal.
Ruçi tha se ligji i buxhetit 2014, i miratuar një vit më parë, u cilësua si buxhet kthesë dhe kjo kthesë, sipas tij, është realizuar një vit më pas. "Këtë kthesë e shikoj tek frenimi i krizës dhe rënies ekonomike; tek vënia nën kontroll e financave publike, ndërsa brenda një viti ekonomia shqiptare po jep sinjale pozitive, duke mbështetur sidomos reforma tepër të rëndësishme që kundërshtarët tanë nuk i bënë dot, siç janë reforma territoriale, ajo e pensioneve, reforma në energjitikë, etj", u shpreh Ruçi./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur