Kuvend, Ruçi: Hiqni dorë nga
privatizimet e shpejta
Kontratat e privatizimeve të fundit janë paraqitur të gjitha njëherësh në Kuvendin e Shqipërisë nga qeveria, që kërkon të mbyllë ciklin para se të vijë koha e zgjedhjeve. Ligji për lotarinë kombëtare nuk lejon ndryshim kontrate për 10 vjet.
TIRANË – Qeveria nxiton për të kaluar në procesin e ratifikimit të gjitha provatizimet që ka bërë kohët e fundit. Njëherësh kanë mbërritur në komisionet parlamentare kontrata e lidhur me kompaninë Austrian Lotteries për lotarinë kombëtare, ajo me turqit e Kurum International për blerjen e HEC-eve mbi Mat dhe kontrata me të njejtin subjekt për blerjen e hidrocentraleve Bistrica-1 dhe Bistrica-2.
Nxitimi ka të bëjë me nevojën e ngutshme për të ardhura në buxhet, pasi vetëm në momentin e ratifikimit nga parlamenti kryhet pagesa e plotë e shumës së ofruar nga subjektet. Në rastin e lotarisë kombëtare, shifra e pranuar ka qenë shumë e ulët, 5 milionë euro, e cila, sipas specialistëve, mund të mbulohet me fitimet e më pak se një viti. Ndërkohë, me anë të shitjes së katër HEC-eve, arka e shtetit do të ketë në dispozicion rreth 110 milionë euro më shumë.
Por, ajo që e nxiton më shumë procesin duket se është nevoja për të patur likuiditet para zgjedhjeve, për të paguar disa subjekte që prej vitesh presin pagesën e faturave, si dhe dëshira për të nisur nga puna në disa vepra infrastrukturore, që më parë kanë shoqëruar proceset elektorale, por këtë vit një gjë e tillë nuk po ndodh.
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka komentuar këtë fakt në FB, duke thënë se “Berisha nxiton! I shiti të gjitha, i solli sot në Kuvend: Lotarinë Kombëtare, hidrocentralet Ulëz, Shkopet, Bistrica 1, Bistrica 2! I do të miratuara menjëherë!”
“Një gjë më bën përshtypje”, vijon ai”. “Sipas letrave, kontrata e lotarisë është bërë hyrje në Kuvend më 26 dhjetor 2012 dhe vetëm pas dy muajsh u jepet deputetëve. Pse?”
Përgjigjen e jep ndryshimi i klauzolave të kontratës së lotarisë. Qeveria, në varjantin e fundit të kësaj kontrate, ka hequr çdo mundësi, në 10 vjet, për të rishikuar kontratën.
Konkretisht, në germën “e” të saj, pika 5.5, thuhet se Shqipëria “garanton dhe pranon se nuk do të revokojë, anulojë, përfundojë, modifikojë, ndryshojë, kufizojë apo pezullojë, plotësisht ose pjesërisht, licensën ose këtë marrëveshje, fushën dhe kohëzgjatjen e saj, për asnjë arsye tjetër, veç atyre, të dhëna shprehimisht në këtë marrëveshje”.
Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com
Redaksia online(ar.sh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara
22 Janar, 15:41
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë
22 Janar, 15:12
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)
22 Janar, 14:48
-
Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca
22 Janar, 14:37
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet detare të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34