Kuvend, Ruçi: Lirova 1500 të
përndjekur, Topalli: Je vrasës

Kuvend, Ruçi: Lirova 1500 të<br />përndjekur, Topalli: Je vrasës
TIRANË  Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në debate sa i përket projektligjit për privatizimin e truallit shtetëror. PS tha se qeveria nëpërmjet këtij propozimi po thellon konfliktin e pronësisë në Shqipëri. Por, për mazhorancën argumentimi i të majtëve është vijimësi e filozofisë kundër pronës dhe zhvillimit të vendit.

Debate të ashpra kane vijuar dhe mes kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, dhe kreut te grupit PS-se Gramoz Ruci.
Topalli akuzoi PS se eshte pasardhese e komunizmit, i cili u mori prone shqiptareve për 50 vite, ndërsa Gramoz Ruçin, se vrau 4 gjimnaziste teksa po tentonin te kalonin kufirin gjatë kohës kur ka qenë ministër i fundit i komunizmi. Ne replikë Ruçi tha se në 1991 kishte qenë ministër i tranzicionit, dhe për këtë periudhë ishte krenar se kishte firmosur lirimin e 1500 të përndjekurve politikë, ndërrimi i sistemeve u bë pa asnjë vrasje dhe zgjedhjet nuk ishin vjedhur.

JA DEBATI I PLOTE
Topalli
“Nuk mund të rrijë pa ndërhyrë shkurt, të shoh lotët e krokodilit për ish pronarët nga ajo parti që ia hoqi cdo të drejtë prone është më shumë se hipokritet. Hipokrizinë e shoh të shëtisë në rrugë, e ekrane. Imagjinoni kur baballarët tuaj i kanë nxjerr nga shtëpia me një trajsë me rroba i kanë marrë dyqanet, tokat, pasurinë.  8 vjet rresht e bllokuat atë proces, të paktën që të mos themi që jeni hipokrit, kërkoni në fillim të falur se i keni nxjerrë nga shtëpia, nga ajo që ato e kishin bërë me mund e me djersë, ndaj e di si më duket, më duket si Gramoz Ruçi që flet për ish-të përndjekurit dhe kjo është e rëndë.

Ruçi: Shefi jot në 1991 nuk pranoi të botonte në gazetën e parë RD kërkesën e disa intelektualëve për të liruar të përndjekurit nga burgu, ndërsa unë pas 10 ditësh kam hedhur 1500 firma, pikërisht mbi bazën e kësaj letre u liruan një herë e përgjithmonë të përndjekurt
Topalli: A ishit ju ministër i fundit i Brendshëm i diktaturës?
Ruci: Shefi jot e di përgjigjen, sigurisht që ti s'ke si ta dish se tregon vjershën e shefit tënd. Jamë bërë ministër më 23 shkurt 1991. Kam qenë minister i Brendshëm jo i diktaturës por i tranzicionit, Pasi nëse nuk do ta pranojmë që në këtë kohë ishte vendosur pluralizmi, nuk do të pranojmë që pluralizmi është vendosur në dhjetor. Une jam krenar për tre gjëra në kohën kur kam qënë ministër i Brendshëm. Kam firmosur 1500 firma për të liruar të përndjekurit. Veprimi i dytë megjithëse u rrëzua një sistem nuk u vra njeri, ndërsa në 1997 për të rrëzuar një njeri u vranë 4000 njerëz. Për herë të parë u zhvilluan zgjedhjet dhe u numëruan kokërr më kokërr të gjithë votat, pa u manipuluar ku humbi dhe Ramiz Alia në mes të Tiranës, ndërsa ne historine e zgjedhjeve vetëm vidhni. Mësoni si bëhen zgjedhjet.

Topalli :
A ishit ju kur 4 fëmijë të gjimnazit i vrarë në kufij dhe i morët trupat e tyre dhe i sollët në të gjithë rrugët e qytetit tim. Këto ishin ato që batë ju.. Se kam me ty e kam me grupin. Ishte koha kur Sali Berisha ju rrëzoi edhe Gramozin, edhe Pezajt edhe Beçajt, Jeni krenar sepse sollët trupat e të vdekurve .. krenar sepse futët në burg… morët pronat kërkoni të falur… të paktën kërkoni të falur. 

Ruçi: Zonjë mos luaj as me fatkeqësinë e 4 fëmijëve që nuk kanë lidhje me personin tim, ose me mire kanë aq lidhje sa mund të kenë me Berishën në atë kohë. Para se të flisni, mos spekuloni me të vrarët dhe nëse flisni për diktaturën, hajde të ulemi. Ne parlament, është bërë rezolutë dhe është kërkuar ndjesë me aktin e lirimin e të burgosurve dhe me ndjesë publike. Historia e kuvendit për atë ndjesë ka filluar në 91 kur ka miratuar atë rezolute. Eke në arshivë, lexoje dhe botoje.

PS KUNDER PR/LIGJIT
Projektligji për privatizimin e truallit shtetëror ka hasur në refuzimin e socialistëve. Deputetja Arta Dade tha që në fillim të seancës të së enjtes se qeveria nëpërmjet këtij propozimi po thellon konliktin e pronësisë në Shqipëri.

“Database i tokës dhe pronës ka mbetur i izoluar, taksa mbi pronën dhe sqarimet për këtë mbeten ende të paadresuara. Është e qartë që në vend të zgjidhejs së çështjeve qeveria thellohet në padrejtësitë e pronarëve të paligjshme, edhe në rastet kur mund të konsideorhet pronë shtetërore. Ka një numër vendimesh që këto troje u janë dhënë pronarëve si kompensim, kjo që po bëni sot bie ndesh me ligjin”, tha Dade.
Ajo ka bërë thirrje që ky vendim të mos votohet.

HALIMI: PO ZHBEJME DEMIN E PS
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur se me këto ndryshime mazhoranca po përpiqet te zhbëjë demin qe sipas tij, Partia e Punës, e me pas, Partia Socialiste, iu ka shkaktuar shqiptareve për 45 vite me radhe. Sipas Halimit, strategjia e pronës po realizohet ne bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Këshillin e Evropës.

PD: SOCIALISTËT JANË ANTIPRONË
Por, për mazhorancën argumentimi i të majtëve është vijimësi e filozofisë kundër pronës dhe zhvillimit të vendit. Në reagimin e tij, deputeti demokrat Sherefedin Shehu tha se PS kërkon sërish të hedh baltë mbi qeverinë.
“Jeni të nxituar sepse po diskutohet regjistrimi i pronës dhe titujve të pronësisë. Ligji korrigjon disa gabime që paraardhësit e PS bënë në vitin 1991. Me ëkto amendamente do zgjidhet padrejtësia”, tha Shehu

Sipas demokratëve, pronarët dhe ish poronarët duhet të kuptojnë se ky akt nuk ua heq pronën, por do tu japë pronën atyre, mbi të cilën ata bënë shtëpinë me vendime të ish kryetartëve të komuniteteve ekzekutive të asaj kohe.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”