Shkak për situatën e tensionuar, që solli dhe përjashtimin e deputetit Noka, është bërë pretendimi i deputetëve të Partisë Demokratike, sipas të cilëve kryeministri Edi Rama ka fyer ish-kryeministrin Sali Berisha jashtë mikrofonit, duke e quajtur ‘të rrjedhur’.
Deputeti demokrat është nisur drejt foltores së Kuvendit për të marrë fjalën, duke përdorur dhe fjalë fyese ndaj Ruçit, teksa e ka quajtur këtë të fudnit "rrugaç". Drejt foltores janë drejtuar dhe deputetë të tjerë, ndërsa kreu i Kuvendit ka marrë masën disiplinore ndaj Nokës, pas disa paralajmërimeve, duke e përjashtuar atë nga punimet e Kuvendit për dhjetë ditë. Noka nuk është larguar nga salla, duke detyruar Ruçin të ndërpresë seancën dhe rinisjen e saj në orën 17:00.
Ndërkohë, një situatë e tillë është krijuar dhe një javë më parë, ku ishte kreu i PD, Lulzim Basha, që u përjashtua nga Kuvendi për shkak se bllokoi foltoren, por u fal nga kryeparlamentari, për faktin se është deputet i ri.


Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

VIDEO









