Kuvend, sesioni me shkarkime
krerësh e hetime parlamentare

TIRANE- Sesioni i ri parlamentar për këtë vit, që pritet të fillojë ditën e hënë, do të përballë mazhorancën dhe opozitën me disa nisma të ligjvënësve nga sesioni i kaluar, të cilat kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së vullentit politik mes palëve.

Bëhet fjalë për hetime parlamentare mbi institucione të caktuara si dhe mbi shkarkime të drejtuesve të këtyre institucioneve për shkak të emërimeve të tyre politike.

Një nga çështjet që ka mbetur pezull është pikërisht hetimi i veprimtarëisë së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për të cilin mazhoranca ngriti dhe një grup hetimor, ku deputetët e opozitës refuzuan të ishin pjesë.

Grupi hetimor pritet që të paraqesë Kuvendit raportin përfundimtar të punës së tij, ku pritet që të kërkohet edhe shkarkimi i kryeinspektores Zana Xhuka.

Mësohet se në raport janë përfshirë një sërë argumentesh që justifikojnë këtë propozim, duke filluar që nga procedura e zgjedhjes së saj në këtë detyrë një vit më parë vetëm me votat e mazhorancës së atëhershme. Një tjetër institucion që pritet të reformohet është edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, për të cilin është kërkuar nga mazhoranca shkarkimi i kryetares, Endira Bushati.

Ka qenë nënkryetari i komisionit të Medias, Alfred Peza, i cili ka kërkuar fillimin e procedurës për shkarkimin e Endira Bushatit nga detyra e kreut të AMA, si dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTVSH dhe emërimin e këshillit të ri, nga i cili do të zgjidhet dhe drejtori i RTVSH.

Për këto kërkesa, Peza ka depozituar në Kuvened dy amendamente. Lidhur me reformimin që pritet t`i bëhet edhe Këshillit Drejtues të RTSH-së, Komisioni i Medias ka realizuar seancë dëgjmire me 64 kandidatë që kanë paraqitur platformat e tyre për të qenë anëtarë të KD së RTSH-së.

Do të jenë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues ata që do të zgjedhin edhe kreun e ri të Radio Televizionit Shqiptar, një institucion ky që ka qenë në fokus të akuzave nga ish-opozita si dhe kritikave nga ana e OSBE. Një tjetër nismë që pritet të ndërmerret ngqa mazhoranca është edhe mundësia për shkarkimin e kreut të SHISH.

Burimet bëjnë të ditur se është në prag të ndërmarrjes së një iniciative parlamentare që të hetojë kthimin e Shqipërisë në në bazë rekrutimit të radikalëve që luftojnë në Siri dhe përgjegjësinë e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika që nuk ka informuar mbi këto elementë.

Bëhet e ditur se në fund të këtij hetimi parlamentar do të kërkohet dhe largimi i kreut të SHISH, që për më tepër jo vetëm është emëruar në mënyrë shumë të dyshimtë për vetë aktivitetin e tij para se të niste këtë detyrë, por dhe pse që me emërimin e tij, kanë nisur të lëviznin elementë radikalë islamikë aq sa dhe ambasadori i SHBA në Tiranë deklaroi prezencën e celulave antiamerikane në Shqipëri.
 
Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)