Axhenda e sotme e parlamentit përfshin shqyrtimin e një numër projektligjsh, si ai "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", pr/ligji "Për Urdhrin e Mjekëve në", p/ligji "Për Urdhrin e Infermierit", një shtesë në ligjin "Për Partitë Politike", etj.
Opozita vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit, pas incidentit të ndodhur në muajin korrik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, në mjediset e parlamentit. Dy ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme çoi për ndjekje penale deputetët Ndoka dhe Ndreu për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Strazimiri. Ky vendim i organit të akuzës u përshëndet nga Partia Demokratike, e cila pas kësaj mund të rishikojë qëndrimin e saj bojkotues ndaj Kuvendit. /ATSH/