Parlamenti Shqiptar pritet të miratojë sot me shumicë votash buxhetin për vitin 2018. Në seancën e sotmet plenare pritet të diskutohet dhe miratohet nen për nen buxheti për vitin e ardhshëm. Nisur nga disa paralajmërime të përfaqësuesve të opozitës për përballje, seanca pritet të karakterizohet nga debate të forta.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të bashkuara në një front opozitar, e kanë konsideruar buxhetin një projekt mafioz dhe skemë për pastrimin e parave të drogës. Megjithatë, PD ka propozuar disa ndryshime, të cilat pritet të hidhen poshtë nga shumica, sikundër paralajmëroi kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.
Po gjatë ditët së sotme, në seancë plenare pritet të miratohen disa ndryshime në ligjin për miratimin e niveleve të tarifës doganore, disa ndryshime në ligjin për taksat kombëtare, ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për sistemin e taksave vendore etj.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com